Sociale

Rama: Nga sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online në e-Albania! Do t'u kursejë qytetarëve 331 mijë litër karburant

30 Shtator, 07:56| Përditesimi: 30 Shtator, 08:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim rëndësishëm për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeversisë shprehet se duke filluar që sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes platformës e-Albania.

"Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri theksohet gjithashtu se kjo risi do të sjellë kursimin e 11 mijë e 500 ditëve pune, do t'u kursejë qytetarëve mbi 4.7 milionë km rrugë dhe 331 mijë litër karburant.

 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ekonoidti: 30/09/2025 12:40

    KUR QEVERIA TE MOS VJEDHE ME ,,DO I KURSENI SHQIPTAREVE 2 MILIARD EURO NE VIT....

    Përgjigju
  • GJOBA: 30/09/2025 08:19

    Këto gjoba për parkimin e automjetit janë bërë abuzim! Jam brenda automjetit tim për 1 minutë, policia ende po më shkruan "gjobe"! Arsyeja: Nuk ka 4 sinjalizues. Ato janë për rrezik të lartë, jo për parkim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?