Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim rëndësishëm për qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeversisë shprehet se duke filluar që sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes platformës e-Albania.
"Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Në videon e shpërndarë nga kryeministri theksohet gjithashtu se kjo risi do të sjellë kursimin e 11 mijë e 500 ditëve pune, do t'u kursejë qytetarëve mbi 4.7 milionë km rrugë dhe 331 mijë litër karburant.
Komente

Këto gjoba për parkimin e automjetit janë bërë abuzim! Jam brenda automjetit tim për 1 minutë, policia ende po më shkruan "gjobe"! Arsyeja: Nuk ka 4 sinjalizues. Ato janë për rrezik të lartë, jo për parkim!
Përgjigju