Eci e 'zhveshur' në rrugët e Italisë, bashkëshortja e Kanye West revolton italianët: Duhet të arrestohet, është një paturpësi

23 Gusht 2023, 11:07| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 11:16

  • Share

Arkitektja australiane, Bianca Censori, e cila tashmë është edhe bashkëshortja e reperit të njohur Kanye West, së fundmi ka ndezur polemika sikur ka ecur e zhveshur nëpër rrugët e Italisë. Policisë italiane u është bërë thirrje që ta ndëshkojnë atë pasi është shfaqur mjaft provokuese në një vend konservator publik.

Kanë qenë kritikët në mediat sociale të cilët u janë lutur autoriteteve lokale të ndëshkojnë Biankën për zgjedhjen e saj të veshjeve.

“Është për t’u habitur që ajo nuk është arrestuar. Italia është shumë më konservatore, në këtë rast me të drejtë! Shpresoj që Italia t’i dëbojë të dy nga vendi. Ata nuk kanë nevojë që kjo palë ta ndotë atë. Është turp që nuk mund ta arrestojnë për paturpësi publike. Duken si klloun, sa të turpshme”, këto ishin disa nga komentet në mediat sociale.

Sipas faqes zyrtare të turizmit, CIU Travel, italianët e shohin si ‘fyese’ të shohin vizitorë që ‘bredhin rrugëve të zhveshur në forma të ndryshme’.

Sipas Gjykatës Kushtetuese Italiane ajo mund të gjobitet me një gjobë prej 5-10 mijë euro ose me burgim.

Në fotot e postuara në mediat e huaja ajo shihet e veshur me një kostum ngjyrë nud, e cila në impaktin e parë duket sikur nuk ka veshur asgjë.

Legjislacioni italian parashikon se kushdo që ekspozon veten pranë një vendi ku frekuentohet nga të mitur, mund të dënohet me burgim nga 4 muaj deri në 4 vjet.

Kanye dhe Bianca u martuan në një ceremoni private në Beverly Hills në janar, rreth dy muaj pasi u finalizua divorci i reperit me Kim Kardashian. 

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 25/08/2023 07:08

    Kjo eshte me veshur se qindra Vipesha qe hargalisen mejhaneve te Tiranes…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?