10 % e diasporës e regjistruar për të votuar nga jashtë (24 mijë votues) ende nuk i kanë marrë zarfet zgjedhore, ndërsa 20 mijë të tilla, rrezikojnë të mos shpërndarhen fare, për shkak të adresave të pasakta.
221,653 persona kanë marrë zarfet zgjedhore dhe 144,783 individë i kanë sjellë tashmë votat në KQZ. Votat e kthyera përbëjnë 65 % të atyre që kanë marrë pakot, ose 58 % e të gjithë të regjistruarve.
KQZ nuk po vepron më me të njëjtën mënyrë si në fillim, kur sugjeronte votuesit të prisnin portierin në shtëpi, por ju kërkon emigrantëve të paraqiten pranë DHL-së.
“Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.
Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Greqia ka përmirësuar disa shifra, ku nga 68 mijë vota gjithësej që priten, kanë ardhur 23,640 vota. Zarfët e patërhequr apo të pa shpërndarë deri në 8 maj, do të kthehen në Shqipëri.
Fier-18,403 7.5%
Durrës-16,955 6.9%
Elbasan-13,751 5.6%
Shkodër-10,873 4.4%
Vlorë-10,259 4.2%
Korçë-10,151 4.1%
Lezhë-8,832 3.6%
Berat-8,723 3.5%
Dibër-6,266 2.5%
Gjirokastër-3,958 1.6%
Kukës-2,457 1.0%
Komente
