Edhe 5 ditë afat, mbi 73 mijë persona duhet të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë

25 Prill, 15:55| Përditesimi: 25 Prill, 18:22

  • Share

Brenda datës 30 prill të këtij viti, 73.790 individë duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) të krijuara përgjatë vitit 2023. Referuar shifrave zyrtare janë mbi 24.224 persona që gjatë vitit të kaluar kanë pasur të ardhura mbi 2 milionë lekë, e që duhet të dorëzojnë DIVA-n.

“Detyrim e kanë ata individë me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit. Niveli 2 milionë lekë të reja në vit i të ardhurave përfshin çdo lloj të ardhure, dhe nuk duhet të kufizohemi vetëm tek pagat, përfshihen të ardhura nga dividendi, interesa bankare dhe të tjera. Është një listë me lloj të ardhurash që janë subjekt dhe duhet të deklarohen ën DIVA”, shprehet Rozana Çelmeta, drejtore e procesit të biznesit në DPT.

Rozana Çelmeta, drejtore e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, shpjegon për Report TV se detyrimin për të dorëzuar DIVA-n e kanë edhe 49.566 individë, që përgjatë vitit të kaluar rezultojnë të dypunësuar.

“Po kështu detyrimin për të deklaruar DIVA-n kanë edhe individët që nivelin e tyre të të ardhurave nuk e kanë mbi 2 milionë lekë, por gjatë vitit 2023 kanë qenë të punësuar në më shumë se 1-punëdhënës për të paktën një periudhë tatimore ose për 1 muaj. Kjo do të thotë që nëse një individ një muaj ka qenë në një punëdhënës, por ka ikur nga aty dhe ka shkuar në një punëdhënës tjetër dhe në një muaj figuron në 2-listpagesa ky individ ka detyrim për të deklaruar DIVA. Po kështu vlen edhe nëse ka qenë për të paktën në një muaj në më shumë se 1-punëdhënës”, pohon Rozana Çelmeta.

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë kohë, që këta persona kanë për të dorëzuar deklaratën, Çelmeta apelon për respektimin e këtij detyrimi.

“Nëse nuk e dorëzojnë ligji ka parashikuar edhe penalitete për çdo individ që nuk e dorëzon Deklaratën e DIVË-s”, thotë Çelmeta.

Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Deklarata DIVA 2023, gjenerohet e para-plotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Ndërkohë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, deklaratën e të ardhurave do ta dorëzojnë të gjithë ata persona që të ardhurat vjetore gjatë vitit aktual do të jenë mbi 1.2 milionë lekë, përpos atyre që janë në më shumë se një punë.

Ja si të regjistroheni për DIVA

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Manco fier: 26/04/2024 02:29

    Me keto te ardhura dhe me keto cmime nuk dalin per minimum jetese jo me per te dhen taks shtetit,po shteti cfar I jep te vetpunsuarit

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/04/2024 17:50

    Ata qe nuk paguajne futini ne burg. Cfare mendon kryeministri ke kete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?