‘Edhe 8 ditë’ nga ngjarja e madhe, Florian Marku ka një kërkesë për tifozët shqiptarë: Të gjithë me flamur

17 Gusht 2022, 13:51| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 14:04

  • Share

Boksieri shqiptar, Florjan Marku, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International po vijon me intensitet stërvitjen për duelin e 25 gushtit në stadiumin “Air Albania”, realizimi i një ëndrre të vjetër për të. Ai do të ketë përballë meksikanin Miguel Parra, një prej rivalëve më të fortë.

Përmes një postimi në Facebook, Marku ka një mesazh për të gjithë shqiptarët. Ai i kërkon të gjithëve të marrin me vete flamurin kuq e zi në stadium.

“Jam gati! Edhe 8 dite kane ngelur per ndeshjen me te madhe te historisë të boksit në Tirane. Ju pres të gjithëve në stadiumin Air Albania, merrni me vete Flamujt që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!”, shkruan Marku.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?