Edhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, iu drejtua sot (6 maj) me një thirrje të qartë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit, pas apelit që drejtori edhe kryesocialisti Edi Rama.
Ai i nxiti emigrantët që të shfrytëzojnë afatin e 72 orëve të mbetura për të tërhequr apo dërguar zarfat e votave drejt Tiranës.
“Të dashur bashkatdhetarë në Selanik dhe në gjithë Greqinë, dua t’ju kujtoj se mbeten edhe 72 orë në dispozicionin tuaj për të dërguar zarfin drejt Shqipërisë”, tha Balla.
Drejtuesi i PS për Diasporën u bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë marrë tashmë zarfin me votën, që të mos humbasin kohë dhe ta dërgojnë menjëherë drejt Shqipërisë.
“Ndërkohë, ju që nuk e keni marrë ende zarfin, ju lutem, shkoni në zyrën më të afërt të DHL për të gjetur se ku ndodhet zarfi juaj”, shtoi ai.
Kjo thirrje vjen në ditët e fundit të një procesi ku, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, diaspora ka mundësinë të japë votën e saj për fatin politik të vendit.
Mesazhi i Taulant Ballës nga Selaniku:
"Forca shqiptarët e Greqisë! Për fatin europian të kombit tonë. Për Shqipërinë 2030 në BE. Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi. Për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që, bashkë me ju, do t’i japim Shqipërisë dhe çdo shqiptari statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë të Shteteve të Bashkuara të Europës.
Të dashur bashkatdhetarë në Selanik dhe në gjithë Greqinë, dua t’ju kujtoj se mbeten edhe 72 orë në dispozicionin tuaj për të dërguar zarfin drejt Shqipërisë.
Ju që e keni marrë tashmë zarfin, duhet të mos humbni kohë dhe ta dërgoni atë në zyrat e DHL, Speedex dhe Courier, sepse është shumë e rëndësishme që të kapet afati i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Pra, deri të dielën në orën 19:00, zarfat duhet të mbërrijnë në Shqipëri dhe duhet t’i lëmë kohë DHL-së.
Ndërkohë, ju që nuk e keni marrë ende zarfin, ju lutem, shkoni në zyrën më të afërt të DHL për të gjetur se ku ndodhet zarfi juaj.
Komente
