Kamp me tenda për palestinezët e zhvendosur në Gaza

Bota

Edhe Belgjika njofton se do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

2 Shtator, 08:09| Përditesimi: 2 Shtator, 11:15

  • Share

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Maxime Prevot, i cili njoftoi se do t’i bashkohet vendimit të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Australisë për njohjen e shtetit të Palestinës.

Gjithashtu Belgjika ka paralajmëruar sanksione të forta kundër Izraelit, përfshirë këtu goditjen e ekonomisë vendase duke ndaluar importin e produkteve për në Bregun Perëndimor si dhe nisjen e ndjekjes penale për zyrtarët izraelitë që shumë shtete i akuzojnë për krime lufte e kundër njerëzimit për banorët e Rripit të Gazës e Palestinës.

Pas deklaratave të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Francës disa ditë më parë për njohjen e Palestinës, Ministria e Jashtme izraelite u shpreh kundër duke thënë se:

“Ndryshimi në qëndrimin e qeverisë britanike në këtë kohë, pas veprimit francez dhe presioneve të brendshme politike, përbën një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një kornizë për lirimin e pengjeve.”

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të fillojë më 9 shtator. Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e njohën zyrtarisht shtetin palestinez vitin e kaluar

Nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara , 147 e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet që nga marsi i vitit 2025.

Ora 11:07
Belgjika do njohë shtetin e Palestinës, Ministri izraelit: Evropa do njohë terrorin në mënyrë të drejtpërdrejtë

Një nga Ministrat më ekstremist të qeverisë së Benyamin Netanyahut reagoi pas njoftimit të Ministrit të Jashtëm belg për njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir I sanksionuar nga Britania e dënuar vendimin e Belgjikës për të njohur shtetin palestinez në OKB me një gjuhë të ashpër.

"Vendet evropiane që bien pre e naivitetit dhe dorëzohen përballë manipulimeve të Hamasit, përfundimisht do ta përjetojnë terrorin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu në Izrael, dikur kishte nga ata që besonin në këto iluzione, dhe rezultati ishin përdhunime, vrasje dhe masakra. Në vend që të shpërblejë terrorin, bota e lirë duhet të bashkohet kundër tij" citohet të ketë thënë Ben Gvir në mediat ndërkombëtare. 

Franca ishte nismëtare këtë vit e një fushate që u pasua nga synimi për njohjen e shtetit të Palestinës të shpallura nga disa shtete të evropës. Emanuel Macron këtë të hënë njoftoi se në bashkëpunim të ngushtë me mbretin e Jordanisë po bëhet organizimi i duhur për shpalljet në asamblenë e shtatorit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?