Familja mbretërore

VIP & Spektakël

Mësoni vendin e preferuar të familjes mbretërore, larg kamerave dhe fansave

3 Shtator 2019, 09:14| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 09:30

  • Share

Duka dhe dukesha e Cambridge është një nga dyshet më të komentuara në rrjet. ‘The Mirror’ publikoi se Kate dhe William kanë një vend të preferuar ku  kalojnë kohën e tyre të lirë bashkë me tre fëmijët Princeshën Charlotte, Princin George dhe Princin Louis , në lokalin e tyre të preferuar.

Ky vend quhet ‘Old Bood Inn’ dhe ndodhet në ‘Bucklebury’. Pronari i vendit tha : "Unë mendoj se ata pëlqejnë të vijnë këtu sepse njerëzit i lënë ata vetëm. Askush nuk i shqetëson ata ose i kërkojnë selfie".

Andre Claassen  pronari i lokalit  gjithashtu e përshkroi Princin  William shumë miqësor  dhe theksoi se Dukesha Kate i merr tre fëmijët për të luajtur. Claassen gjithashtu shpjegoi: "Kur George është këtu, ai preferon veshje kamuflazhi, pasi nuk ka qejf të shikohet nga të tjerët. Charlotte është shumë e bukur,  luan në kopsht me vajzën e partneres sime Rebecca. Një herë lokali u mbush plot me turistë hollandezë dhe askush se dallonte që ata ishin një familje mbretërore pasi ata gjithmonë duken si një familje e zakonshme."

Sipas  pronarit, Pippa Middleton motra e dukeshës dhe burri i saj James Matthews apo prindërit e Middleton, Carole dhe Michael e preferojnë gjithashtu vendin. Edhe më parë familja mbretërore është parë të udhëtojë drejt destinacioneve të ndryshme për të kaluar kohë me njëri-tjetrin. Disa ditë më parë ata udhëtuan me një avion komercial duke u kujdesur për mos të rënë në sy të individëve të tjerë që ndodheshin në të.

Dukesha Kate bashkë me fëmijët

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 03/09/2019 12:54

    Me duket se eshte Ura Limuthit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?