Politikë

Edhe diaspora ‘shpërbleu’ PS, Berisha: Emigrantët votuan për PD, por rezultati u manipulua si në Korenë e Veriut

19 Maj, 10:22| Përditesimi: 19 Maj, 11:13

  • Share

 

Megjithëse rezultatet nga diaspora treguan një mbështetje të konsiderueshme për PS, Sali Berisha pretendon se emigrantët votuan për PD por rezultati u manipulua. Në prononcimin për gazetarët, teksa u pyet edhe për ‘goditjen’ që i dhanë emigrantët, kreu i Partisë Demokratike u shpreh:

“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por siç keni parë ju, kutitë e votave dhe votimi i tyre është fund e krye manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut apo në diktaturën hoxhiste, diaspora kundër narkoshtetit do të thotë fuqishëm fjalën e saj sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë vullnetit të lirë të shqiptarëve në Evropë do të marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit. Ata që menduan se mund të dalin diasporës të tipit Kore e Veriut do të marrin përgjigje eksemplare.”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Berisha nga SPAK sulme drejtësisë: Dumani shërbëtor, Gjoka kriminele e mashtruese! Dhuna e deputetëve në protestë? Gazetarët kujdes kur raportojnë


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?