Deputetët e opozitës parlamentare Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani kanë deklaruar para Kryesisë së Kuvendit se do të miratojnë marrëveshjen e arritur më 5 qershor mes palëve politike në rezidencën Amerikane. Maliqi tha se ai është pro marrëveshjes pasi ajo është mbështetur edhe nga SHBA e BE, ndërsa bëri një deklaratë të fortë kur tha se janë 11 deputetë të opozitës parlamentare që do e votojnë atë, por nuk bëri publik emrat e tyre. Për Maliqin Reforma Zgjedhore duhet të miratohet sa më parë pasi është jetike për integrimin.
'Mbas marrëveshjes së 5 qershorit të firmosur nga të treja palët, unë kam deklaruar që jemi mbi 11 deputetë që votojmë marrëveshjen në rezidencën amerikan. Unë do vija me 6 deputetët, po 3 të parët e dhanë deklaratën, jemi mbi 11 deputetë dhe kjo i shërben drejtpërdrejtë integrimit të bashkimit Europian dhe thirrja ime është e drejtpërdrejtë, jemi shumë të vonuar. Kjo marrëveshjë është mbështetur edhe nga Pompeo, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje sa më të shpejta dhe çdo vonesë është një lloj aktrimi dhe çdo nisme të opozitës së re po ju përdor kalorsi i rilindjes dhe i bëj thirrje të mos përdoren më . Votimi biometrik është arritja kryesore në këto zgjedhje. Bëj thirrje që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë. Nuk ka nevojë për votim të fshehtë por të jetë i hapur. Mbaj përgjegjësi që janë 11 emra që do e votojnë, por nuk mund të bëj publik emrat e tyre", tha Maliqi.
Në të njëjtën linjë ishte dhe deputeti i opozitës së re Gjetan Gjetani, i cili iu bëri thirrje PS ta sjellë këtë marrëveshje sa më parë në Kuvend dhe të miratohet sa më shpejt, pasi vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.
"Marrëveshja duhet të kalojë një minutë e më parë që ti hapet rruga në bashkimit europian dhe jam pro marrëveshjes së 5 qershorit. Janë votat e duhura për të miratuar marrëveshjen dhe kodin e ri zgjedhor. Marrëveshja ka marrë dakordësimin e BE dhe SHBA dhe duhet theksuar se është arritur në rezidencën e amerikane. I bëj thirrje PS ta kalojë një minutë e më parë në Komisionin e ligjeve dhe ta kalojë atë në parlament", tha Gjetan Gjetani.
Lajmi kryesor: