Politikë

‘Edhe Elbasani po rimerr frymë!’, Rama ndan pamjet nga aksioni i lirimit të hapësirave publike: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare!

31 Korrik, 11:06| Përditesimi: 31 Korrik, 16:02

  • Share

Qeveria do të konsultojë së shpejti me biznesin e vogël projekt-rregulloren kombëtare për Hapësirat Publike në vend.

Aksioni i nisur për lirimin e hapësirave publike po vijon në të gjithë Shqipërinë, ku ka gjetur mbështetje masivisht, por edhe ku nga bizneset ka pasur edhe kundërshtime, pasi kërkohet të respektohen disa rregulla dhe të mos goditen në periudhën e kulmit të turizmit.

Aksioni ka përfshirë edhe Elbasanit. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me postimin e një kolazhi fotografik dhe pamjeve nga qyteti i Elbasanit, rezultatet e lirimit të hapësirave publike.

“Edhe Elbasani po rimerr frymë”, shprehet kreu i qeverisë, teksa vijon të shpjegojë edhe projekt-rregulloren që do diskutohet me sipërmarrësit e vegjël.

“Edhe Elbasani po rimerr frymë!

Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan kryeministri në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?