Politikë

"Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit", Frrok Çupi komenton deklaratën e Metës: Makabritet i madh, po ndez flakët e akteve terroriste në vend

15 Prill 2021, 14:46| Përditesimi: 16 Prill 2021, 10:20

  • Share

"Makabritet" e ka cilësuar analisti Frrok Çupi deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili tha pak ditë më parë se është gati të sakrifikojë edhe fëmijët e tij si të Adem Jasharit, nëse do të ketë nevojë vendi. I ftuar në studion e "Report TV", ndërsa komentoi gjuhën e ashpër të përdorur nga Meta  javët e fundit, Çupi u shpreh se Presidenti po ndez flakët e akteve terroriste në vend.

"Meta po ndez flakët e akteve terroriste në vend që po thotë se unë djeg fëmijët e mi për atdheun, thirrje kamikazës, makabritet i madh, e papranueshme, do të thotë se te njerëzit e dobët, të dobët emocionalisht, ekonomikisht, dërgon mesazhe se atë ditë duhet të ketë luftë qoftë edhe brenda llojit. Nuk ka ndodhur kurrë, askush nuk ka të drejtë të thotë se unë do të ther fëmijët", tha Çupi.

Lidhur me deklaratat e Metës se  nuk do të lejojë vjedhjen e votave, Çupi u shpreh se  kompetencat e Presidentit janë të kufizuara dhe se nuk ka ansnjë instrumet për ta realizuar këtë. Sipas analistit, Meta thjesht tremb popullin me 'fantazmën' e Presidentit.

"Janë të limituara kompetencat e Presidentit dhe ka një nen që thotë se kalimi dhe ushtrimi i çdo kompetence tjetër, është e papranueshme për Presidentin., Presidenti bëhet një lloj shtese e paligjshme në institucionet që merren me ruajtjen edhe numërimin e votës. Askund nuk është presidenti që merret me këtë gjë. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk ka asnjë instrument për ta realizuar këtë, thjesht tremb popullin me fantazmën e Presidentit, sikur mbron votat e popullit shqiptar", shtoi ai.

Ora 15:03
Ftesa e Ramës për Bashën, Frrok Çupi: Bashkëpunimi sfida më e madhe e këtyre 30 viteve! Berisha dhe Meta kanë interesin më të madh për të ruajtur konfliktin

1618492081_cupi.jpg

Analisti Frrok Çupi, ndërsa komentoi ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit, tha se bashkëpunimi i shumicës me opozitën, është sfida më e madhe e këtyre 30 viteve. I ftuar në studion e "Report TV", Çupi u shpreh se ky bashkëpunim do të bënte që individët e të dyja palëve të jetonin të barabartë.

Sipas tij, në vendin tonë, individi i partisë që humbet zgjedhjet, humb shpresën që do jetojë si tjetri, gjë që analisti e cilësoi si makabritet. Çupi tha se janë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha ata që kanë interes për të ruajtur konfliktin.

" Deklarata e Ramës sfida më e madh enë këto 30 vite.  Interesi më i madh për të ruajtur konfliktin, është i Ilir Metës dhe Sali Berishës, këta të dy përfaqësojnë shtyllat e shkatërrimit. Bashkëpunimi i maxhorancës me opozitën për çështjet themelore siç është ekonomia, çështja kombëtare, paqja dhe stabiliteti, në mënyrë që ky bashkëpunim të zbresë te individi, që do të thotë si individi i njërës palë edhe ai i palës tjetër, të jetojnë të barabartë. Ne kemi një gjë që individi partia e të cilit humb, humb shpresën që do jetojë si tjetri, makabritet. Duke siguruar bashkëpunimin, individët garantohen të gjithë njësoj", tha ai.

Sipas tij, LSI po shkon drejt shpërbërjes, pasi nuk ishte ndërtuar për rrugë të gjatë. 

"LSI po shkon në fatin e vet, nuk ishte ndërtuar për rrugë të gjatë, për shkak të filozofisë që kishte, anëtarësisë, targetit që kishte zgjedhur, veset që i mori rrugës. Lëvizja Socialiste për Integrim veproi gjithë rrugës me hile, me bërryla. Ti merret sa më shumë pushtet PD, i mori ministritë me para dhe ato i përdori për të blerë vota. Xhelozia është te Rama, të gjithë tentojnë t'i qëndrojnë pranë Ramës. Prandaj ai rri në Vlorë, LSI ka luajtur me disa pozicione, për të shtyrë PD dhe për të dalë forcë e parë para PD, varianti i dytë për të marrë kryesinë e opozitës dhe e treta për t'u afruar me Ramën", theksoi Çupi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?