Flamur Noka duke drekuar me vëllezërit Osmani

Pas Shkëlzen Berishës, edhe Flamur Noka në rrethin e ngushtë të klanit Osmani, të arrestuar për drogë (FOTO)

20 Shkurt 2022, 19:59| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 20:12

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm i Sali Berishës, Flamur Noka, një nga mbështetësit e tij kryesor sot në grupin e 'Rithemelimit', është po ashtu një ushtar i klanit Osmani, grupi kriminal shqiptar që furnizonte Europën me kokainë dhe njihen në Kosovë si biznesmenë të famshëm. Lidhja e Nokës me ta ka nisur në vitin 2005, kur ai shërbeu si transportues lekësh dhe më pas në vite, derisa u bë dhe ministër i Brendshëm. Në foton më poshtë ai shikohet i relaksuar në një restorant në Tiranë, pas daljes në opozitë. 

Flamur Noka dhe vëllezërit Osamin duke drekuar

Edhe Shkëlzen Berisha është parë po ashtu nën shoqërinë e tyre dhe në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals. Mediat kanë publikuar një foto të Shkëlzen Berishës, i biri i Sali Berishës, me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmanin. Sipas mediave, Shkëlzen Berisha është mik i ngushtë me vëllezërti Osmani, të cilët janë drejtuesit e trafikut të drogë, lojërave të fatit dhe industrisë së seksit në Europë.

Bekim Osmani dhe Shkelzen Berisha

4 vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani ishin drejtuesit e grupit kriminal që prej vitesh jetojnë në Gjermani. Vëllezërit Osmani njihen si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Europë dhe paratë i pastronin përmes investime të në ndërtim, shitblerje pronash, lojëra fati, kazino dhe shtëpi publike.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende europiane, të organizuar nga Europol dhe shkruajnë për Bashkim Osmanin dhe tre vëllezërit e tij, duke thënë se kishin vënë pasuri me veprimtari të paligjshme nga trafikimi i kokainës dhe prostitucionit e lojërave të fatit.

Bekim Osmani

Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca ndaj Bashkim Osmanit. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kokainës së sjellë nga Amerika e Jugut thotë media spanjolle.

Përveç Majorkës, Belgjika ishte qendra tjetër e madhe nervore e këtij operacioni kundër pastrimit të parave. Vetëm në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës. Duke qenë se agjentët spanjollë dhe belgë ishin të përfshirë në hetime të ngjashme ndaj organizatës së drejtuar nga vëllezërve Osmani, ata krijuan një grup të përbashkët pune të mbikëqyrur nga Eurojust, nëpërmjet Europolit.

Organizata kriminale importonte dhe menaxhonte trafikun me shumicë të kokainës nga Amerika Latine me transport detar dhe ajror me destinacion Evropën. Spanja dhe vendet e tjera të BE-së u përdorën më pas për operacione komplekse të pastrimit të të ardhurave nga trafiku i drogës për një vlerë të vlerësuar prej disa milionë eurosh. Grupi i rrezikshëm kriminal i tipit mafioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitime të mëdha të paligjshme, duke përdorur emra të parë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 21/02/2022 09:12

    F. Noka eshte koktrashe, mjere shqiptaret ke votojne.

    Përgjigju
  • Opionisti: 21/02/2022 07:42

    Te Festohet flamur Noka Shkelzen Berisha edhe te tjere

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2022 01:50

    Dhe akuzonin Sajmir Tahirin keta te PD! Po per drekat e darkat e Shkelzenit dhe ish-ministrit te brendshem Flamur Noka dhe lidhjet e tyre sidomos e ketij te fundit qe paska sherbyer si transportues parash c'mund te na thone?

    Përgjigju
  • O yej: 20/02/2022 23:23

    Ketij Flamir Nokit dhe Shkerdhen Birishes duhet me shkerdhy nenat e pak e kane .

    Përgjigju
  • krajlica: 20/02/2022 21:40

    E mi ju lumca ja dhe ish ministri yne dhe i biri i ic presidentit saluk shtepia e lirise sa bukur n’a kenaqen, ja kush e ka drejtuar dhe pretendon ta drejtoj edhe njiher ALbanistanin tone te dashur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?