Fredi Beleri, Vangjel Dule dhe avokatja, gjatë mbledhjes në KQZ për mandatin e kryebashkiakut

KQZ i hoqi mandatin, Fredi Beleri e ankimon në KAS

7 Gusht, 11:54| Përditesimi: 7 Gusht, 12:23

  • Share

Një ditë para zgjedhjeve në Himarë, Fredi Beleri ka ankimuar në KAS vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak i zgjedhur, por përmes një reagimi nga burgu ai thotë se ankimi i tij nuk është marrë ende në shqyrtim.

Beleri i cilëson manipulim dhe përdhosje të kushtetutës zgjedhjet e Himarës pasi ligjërisht sipas tij nuk ekzistonte vakanca në këtë bashki.

Avantazhin e Petro Gjikurisë në njësinë administrative të Himarës, i cili fitoi më shumë vota se Vangjel Tavo, Beleri e cilëson lajm të mirë.

“Kalaja e Himarës , e Lukoves e Nivices dhe Dhermiu nuk jane mposhtur akoma ! Burrat e Himarës nuk janë gjunjëzuar ende”, shkruan Beleri.

Letra publike e Fredi Belerit:

“Të nderuar miq, Himariotë!

Skandali i zgjedhjeve në Himarë shkon përtej manipulimeve dhe vjedhje të zakonshme. Ky skandal ka kapërcyer tashmë kufijtë e ligjit dhe ka përdhosur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

Sipas Nenit 133 të Kodit të Procedurës Administrative, ankimi administrativ ndaj vendimit të KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri në njoftimin e vendimit të ankimit.

Ankimi është paraqitur përpara datës së zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk është marrë nga KAS dhe rrjedhimisht as është njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit të KQZ është i pezulluar, qysh përpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht.

Në këto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk është ende i pavlefshëm ligjërisht, sado e pabesueshme mund të tingëlloje dhe as sjell efekte vendimmarrja për ndërprerjen e parakohshme të këtij mandati. Ligjërisht  nuk ka ende vakancë, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjetër kryetar Bashkie.

Ky precedent, sa i pabesueshëm aq edhe antiligjor e antikushtetues, është prova më e madhe që zgjedhje të lira nuk ka më dhe me këtë regjim nuk ka shpresë të ndodhin.

Një fazë e re e opozitarizmit duhet të ngjizet sa më shpejt....

Mosbindje dhe përbuzje për hajdutët e votave ..

Lajmi i mirë i vetëm është që kalaja e Himarës, e Lukovës e Nivicës dhe Dhërmiu, nuk janë mposhtur akoma!

Burrat e Himarës nuk janë gjunjëzuar ende!”.

 

 

Ankimimi në KAS i PBDNJ

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?