Skandali me festimin e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku që u zhvillua në shkelje të rregullave dhe masave anti-covid, u cilësuar i tillë edhe për faktin se në të ishin të pranishëm edhe krerë të lartë të shtetit, të cilët duhet të ishin të parët që duhet të respektonin rregullat dhe ligjet e vendosura për frenimin e koronavirusit. I pranishëm në këtë ceremoni kundër të gjitha rregullave përveç presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, ishte edhe kryebashkiaku socialist, Erion Isai. I kontaktuar nga Report Tv se pse mori pjesë në një festë të tillë në shkelje të plotë të rregullave të vendosura nga qeveria ku ai bën pjesë, Erion Isai nuk pranoi të prononcohet për momentin dhe se do të fliste në një moment të dytë.
Në lidhje me skandalin e kësaj ceremonie, policia gjobiti të 30 të ftuarit që ishin të pranishëm me nga 10 mijë lekë të reja, si dhe pronarin e lokalit me 1 milionë lekë të reja gjobë për grumbullim dhe "valle" në një kohë kur ato janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë si dhe pezulloi nga detyra 6 efektivë policie, pasi nuk kontrolluan territorin e tyre për respektimin e masave anti-covid dhe të shmangnin një festë të tillë në shkelje të plotë të rregullave të vendosura.
Për këtë fakt reagoi mjaft i indinjuar edhe kryeministri Edi Rama duke e cilësuar si "një spektakël të pështirë ku Meta e Kryemadhi dhanë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit". Vetë Meta, i ka konsideruar gjobat si marrëzi dhe lojëra pasi sipas tij ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie. Të ftuarit në ditëlindje, të gjithë persona të njohur dhe VIP, ia kishin marrë valles, me në krye kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhit sikur virusi të mos ishte prezent duke shkelur çdo masë anti-covid. Gjoba e ditëlindjes së aktorit të humorit është e treta për Monika Kryemadhin, e cila i ka marrë për mosrespektim të masave anti-covid.
Ndërkohë, për këtë skandal ka shkruar edhe një prej mediave më të rëndësishme në Greqi. Protothema ka bërë një shkrim të gjatë ku pasqyron edhe gjobitjen ndaj Metës dhe kryetares së LSI.
Erion piçkrropi. Rrobqiri kryetar bashkie i karrit.
PërgjigjuGjithe kesaj parodie gazmore I thuhet: U ulen malet, u ngriten h...let! Papergjegjshmeri kolektive!
PërgjigjuKy osht njeri i vogel jo vetem si gjatsi por edhe si kulture dhe si gjoja artist. Njeri medioker, artist i deshtum qe ps na e boni peshqesh si kryetar bashkie diku andej nga juglindja. Shikojeni si osht si mortje si buf pulash, ca prononcimi doni nga ky palloshi. Ky tkishte pas ca mend kishte dhone vete doreheqjen
PërgjigjuBon mire qe ky ishpalogaztori qe na eshte bere Kryetar Bashkije te japi doreheqjen menjehere ,nese nuk jep doreheqje Kryeministri ta shkarkoj urgjentisht. Kundershtaret politik jane vetem ne "Perplasje "me njeri tjetrin dhe asnjehere nuk bashkohen duke perqafuar dhe hedhur valle ne krah te njeri tjetrit.
PërgjigjuFshati ne feste,.. ku e gjeten kulturen dhe qytetarine, e quajne veten Vip.
PërgjigjuÇe ke thene bukur o Niku!
Koke e madhe ky karagjozi i Rames ,do flasi ne nje moment te dyte.Keta jane vipa qe zbriten nga fshati Le ta mbaje Rama kete karagjoz se do ja heqe populli ne 25 prill
PërgjigjuPervec Metes kta te tjeret jan te gjith karagjoza e zgjepsa
PërgjigjuPo dhe likja ne nje thes me keta futet o Loran