Margot Robbie ka pranuar se gjatë xhirimeve të filmit “The Wolf of Wall Street” kishte dyshime me veten e saj.
“Isha e tmerruar se njerëzit do ta shihnin filmin dhe do të mendonin, “Ajo nuk është mjaft e mirë”, tha aktorja 32-vjeçare në një intervistë për Wonderland.
E ndonëse tashmë konsiderohet si një nga femrat më të bukura, Margot Robbie nuk kishte besim në fizikun e saj për t’u futur në lëkurën e personazhit të saj.
“Isha shumë e vetëdijshme që skenari thoshte: “Bjondja më seksi ndonjëherë”. Është e qartë se nuk jam biondja më seksi në histori”, ka rrëfyer ajo.