Sociale

Edhe në Shkodër transporti urban del me kërkesa: Nëse nuk merren masa, rrezikojmë kolapsin e plotë

19 Tetor 2021, 13:25| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 17:42

  • Share

Nëse nuk negociohet mbi kushtet tona edhe në Shkodër shërbimi i Transportit rrezikon kolapsin e plotë. Ka qenë kjo deklarata e administratorit të këtij transporti në Shkodër, Melidion Dervishi i cili tha se rritja drastike e çmimit të karburantëve, konkurrenca e pandershme nga furgonët dhe problemet me trafikun dhe qarkullimin kanë sjellë përkeqësim të situatës.

Ai tha se qëndrimi i kësaj kompanie që është e vetmja që operon në Shkodër është i njësuar me atë të Shoqatës së transportit publik dhe nga ana tjetër janë në pritje të konsultimeve me publikun që do mbahen në fund të këtij muaji për të pasur dhe veprime përshkallëzuese, nëse nuk merren masa nga autoritetet lokale në përmirësimin e situatës.

Kujtojmë se më herët është mbajtur një grevë 24 orëshe ku u pezullua transporti publik urban në qytetin më të madh në veri të vendit.


Lajmi kryesor:

Shoqata e Transportit Urban: Do vijojmë të operojmë me 50% të kapaciteteve, po falimentojmë! Institucionet shtetërore po neglizhojnë kërkesat tona


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?