Pika e zezë

Edhe nëse fiton, edhe nëse humbet, Belo Këlliçi është gati për luftë me Sali Berishën

6 Maj, 19:35| Përditesimi: 6 Maj, 19:38

  • Share

Pa pritur ende rezultatin e zgjedhjeve, Belind Këlliçi po përgatitet të hyjë në konflikt me Sali Berishën për të nisur një garë për marrjen lidershipi të Partisë Demokratike. Nuk është hera e parë që Belo shpreh ambiciet e tij për t’u bërë kreu i ardhshëm i PD-së por tani edhe kryeministri i ardhshëm, i gatshëm të sfidojë personalisht Berishën.

Një vit më parë, Këlliçi kujtoi se statuti i partisë parashikon që në rast humbjeje elektorale, kryetari aktual duhet të japë dorëheqjen. “Në lidhje me lidershipin mjafton t’i referoheni statutit të PD-së dhe i merrni përgjigjet. Ka ikur koha e dëshirave personale”, deklaroi ai. Një paralajmërim i qartë ndaj Berishës, i cili do të duhet të tërhiqet nëse nga votimet e 11 majit PD-ja (siç parashikojnë të gjitha sondazhet e pavarura) rezulton edhe një herë humbëse.

Por Këlliçi shkon edhe më tej dhe sot nuk fsheh aspak ambicien për t’u bërë kryeministër në rast fitoreje. Duke folur në një televizion, ai deklaroi: “Berisha e ka thënë se do të ketë referendum nëse PD fiton zgjedhjet, për të përcaktuar se kush duhet të bëhet kryeministër. E ka thënë prej një viti. Berisha e mban fjalën. Fokusi është këtu. Berisha dhe PD nuk kanë hyrë në këtë garë për pushtetin personal të askujt, qoftë edhe të Sali Berishës. Është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare sot. Ka qenë president, kryeministër, kryetar i opozitës. Berisha nuk ka hyrë në betejë për ambicie personale, as për karrige, as për pushtet. I ka pasur të gjitha”, tha Këlliçi.

Pra, edhe nëse PD humbet zgjedhjet, edhe nëse i fiton, Belind Këlliçi po përgatitet të përdorë statutin për të sfiduar Sali Berishën, ose si kryetar i ri i partisë, ose si kryeministër i mundshëm. Nuk është i pari që e provon, por duke e dëgjuar të flasë, dhe duke analizuar nivelin e tij politik, është e vështirë të besohet se do t’ia dalë ndonjëherë.

 

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?