Flamuri shqiptar

Kronikë

Edhe pak ditë nga nisja e Lojërave Olimpike, Rama publikon flamurin ‘kuqezi’ teksa valëvitet ne Tokio: Suksese Shqipëri

18 Korrik 2021, 16:27| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 16:40

  • Share

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja madhështore e Lojërave Olimpike, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fshati Olimpik në Tokyo, nga ku po valëvitet edhe flamuri shqiptar.

Me këngën “Kuq e zi” kryeministri i ka uruar suksese Shqipërisë në lojërat Olimpike të Tokios të cilat do të nisin me 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.

Këtë herë për shkak të pandemisë së COVID-19, aktiviteti më i rëndësishëm sportiv në botë, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve që mezi e kanë pritur këtë ditë.

Në Olimpiadën e Tokios Shqipëria do përfaqësohet me 7 sportistë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 18/07/2021 20:26

    Q’do herë kur ky shet patriotizëm e shet edhe nga një pjes të Shqipërisë ky tradhtar i qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?