‘Edhe pse 3 vjeçe vazhdoj t’i jap gji vajzës’ / Eksperienca e një nëne me gjidhënien dhe paragjykimet me të cilat është përballur (VIDEO)

11 Mars 2021, 12:48| Përditesimi: 11 Mars 2021, 13:01

  • Share

TIRANË- Ushqyerja me gji është cilësuar gjithmonë si mënyra më e mirë për të rritur një fëmijë të shëndetshëm. Në një intervistë në “Rreze Dielli” folëm me znj. Vasjela Renxa, e cila vazhdon ta ushqejë me qumështin e gjirit vajzën e saj 3 vjeç e gjysmë. Një eksperiencë shumë e bukur për të, por njëkohësisht është ndjerë e paragjykuar.

“Ideja është më shumë presioni që ushtrohet nga jashtë për ta shkëputur sesa nëqoftëse vërtet nëna apo fëmija e ndjen se ka ardhur momenti për tu shkëputur dhe për hir të së vërtetës këto kohë jam duke e menduar shkëputjen ende më shumë nga presioni i njerëzve’ u shpreh ajo.

Konsulentja e laktacioni Ticiana Kushi u shpreh se në fakt udhqyerja me gji deri në këtë moshë, është e këshillueshme për nënat.

"Sipas rekomandimeve të OBSH-së, rekomandohet që nënat ta ushqejnë bebin me gji deri në moshën 3 vjeçare, minimalisht deri 3 vjeç. Kështu që Vasjela nuk po bën asnjë gabim, nuk ka asgjë për tu paragjykuar  madje është ndër të rrallat nëna që unë kam dëgjuar në Shqipëri që I japin gji bebave sepse është presioni nga jashtë, këshillat pavend’ u shpreh ajo.

Ajo tregoi më tepër për eksperincën e saj me gjidhënien që nga fillimi:

"Periudha e dy muajve të parë mbas lindjes se vajzës, mund të them që ka qenë pjesa më e vështirë, me grindjet dhe pikëpyetje a ngop apo jo.  Një vakt I ushqyerjes mund të shkojë edhe deri në 40 minuta, durimi humb, ti ndërkohë natën sapo e vendos në gjumë, mbas një ore dy orësh zgjohet sërish. Nuk ka kohë për veten, kur fëmija fle gjumë” tregoi ajo për eksperiencën e saj.

Ndërsa Ticiana Kushi jep edhe disa këshilla për nënat e reja që ta kuptojnë lehtësisht nëse fëmija është i mirë ushqyer apo jo:

“ Shenja e parë që na tregon se bebi po ushqehet mjaftueshëm janë 6 pelena të lagura me urinë çdo ditë. Treguesi tjetër është që bebi të ushqehet 8-12 herë në 24 orë’’ përfundoi ajo.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?