Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dha sot nga qelia një mesazh me rastin e nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa apeloi për pjesëmarrje në mitingun hapës të opozitës sot (11 prill) në Tiranë.
Teksa i drejtoi thirrje qytetarëve shqiptarë për të votuar Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe emrin e tij në listën e hapur, ai shkruan në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook se “asnjë izolim fizik dhe ekstrem nga narkoregjimi nuk e ndalë për t’u përballur”.
“Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin "Nënë Tereza", në ora 19:00”, shkruan presidenti i PL, duke drejtuar edhe thirrje për pjesëmarrje masive në mitingun hapës të opozitës në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.
I arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe i divorcuar zyrtarisht prej ditës së sotme nga Gjykata, pas 27 viteve martesë me Monika Kryemadhin, ajo që bie në sy është edhe emri i tij në fletën e votimit, si Ilir Metaj.
Postimi i Ilir Metës në Facebook:
“Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin.
Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin "Nënë Tereza", në ora 19:00.
Sonte është fillimi i betejës finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit!
Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë”.
Postimi i Ilir Metës nga qelia, për nisjen e fushatës elektorale
Komente

Doli emri tjeter ne loje tani pupupupu.. ai i padenuari si fuks i ish sigurimit..hahaha per zgjedhjet 2029 Likja do përdori emrin e pare .. Agush.. qe ju befte Tit Vasili
Përgjigju