Hashim Thaç, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Kosova & Rajoni

Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës

8 Shkurt, 19:58| Përditesimi: 8 Shkurt, 20:02

  • Share

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas mediave në Kosovë lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi shprehet se shtetasit e Kosovës kanë realizuar të drejtën kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?