Erion Braçe

Kronikë

‘Edhe sa të tjera?’, Braçe i revoltuar reagon për vrasjen në Fier: Kafshë burrë, por jo vetëm ti e vrau edhe drejtësia!

11 Shtator 2021, 10:15| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 10:18

  • Share

Me pyetjen “Edhe sa të tjera?”, Erion Braçe i revoltuar ka reaguar lidhur me vrasjen makaber të shënuar në Fier mbrëmjen e djeshme.

Zëvendëskryeministri në detyrë, e ka quajtur vrasësin e vajzës dhe nënës së re, vetëm 23 vjeç, një kafshë burrë, i cili ia mori jetën teksa ajo po hante bukë pas një dite të lodhshme pune.

Akuzat e Braçes nuk bien vetëm mbi dorën e kriminelit, Elton Metaj por edhe mbi drejtësinë. I habitur, ai nuk mund të besojë se pikërisht ky njeri, është arrestuar vetëm 1 vit më parë për pengmarrje në të njëjtën shtëpi, të së njëjtës grua, ndërsa sot është i lirë...i lirë të vazhdojë krimin e nisur!

I revoltuar, mes rreshtave të tij ai kërkon që dikush të mbajë përgjegjësinë e kësaj tragjedie, një prokuror? apo një gjyqtar?!

Përveç vrasësit dhe drejtësisë, sipas zëvendëskryeministrit në detyrë fajin e ka edhe kultura mizerable siç e quan ai e dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Kultura e Dhunës e kultivuar ndër vite! Në këtë moment Braçe solli në vëmendje rastin e ditës së djeshme, në seancën e Kuvendit ku sipas tij një “tufë burrash u eksituan në të njëjtën akt dhune” duke grisur fletët e votimit.

“U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajtën përbrenda për te mos e harruar, një status timin rreth një seriali te degraduar ne dhune nen moton: GRATË VDESIN SI BURRAT POR BURRAT JO, RINGJALLEN!”, shkuan Braçe në rrjetin e tij social Facebook.

Në reagimin e tij lidhur me vrasjen e vajzës së re nga ish-bashkëshorti në Fier, ai nuk ka lënë pa ironizuar faktin që do të jetë pjesë e qeverisë edhe për pak kohë duke thënë “A ka mundësi të di unë, meqë jam edhe ca dite me demek zëvendësudhëheqës”.

Ora 13:41
Vrasja e 23-vjeçares në Fier nga ish-bashkëshorti, Spiropali thirrje ILD: Hetim të thelluar për këtë rast makabër

E tronditur nga vrasja makabre e shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier, ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka kërkuar nga Inspektoratit i Lartë i Drejtësisë të kryejë hetim të thelluar për këtë rast.

Ajo e konsideron krimin në familje, i cili duhet të "luftohet" dhe kërkon përgjegjësi institucionale dhe dënime shembullore, në mënyrë që këto raste mos t përsëriten duke lënë pas trishtimin dhe vulën e turpit mbi një shoqëri të tërë.

Spiropali shkruan se vrasja e grave dhe vajzave në familje është krim i llahtarshëm brenda një kodi maskilist patriarkal të atyre që gruan e shohin si pronë me të cilën mund të bëjnë gjithçka; ta mbajnë, ta shesin, ta blejnë, ta dhunojnë, e madje edhe ta asgjesojnë.

Në fund të thirrjes së saj kundrejt Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, ajo i ka shprehur edhe ngushëllime familjes së vajzës së re që humbi jetën kaq tragjikisht.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 11/09/2021 13:13

    Hetim vetem per kete rast ? Vend i korruptuar deri ne palce , nuk ka asnje institucion shteteror te funksionoje pa dhene rryshfet , te mjeret njerez me keta drejtues qe kane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?