Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani komentoi në Studio Live paktin PD-PS për kodin e ri zgjedhor, ku ndër të tjera 2/3 e listës është e hapur dhe 1/3 e mbyllur. Shabani ashtu si Lapaj thotë se do e dërgojë si çështje në Gjykatën Kushtetuese.
'Do e ankimojmë në Gjykatë Kushtetuese, është në kundërshtim me frymën e kushtetutës. Nuk mund të lejojmë PD dhe PS të na imponojnë mungesën e demokracisë së partive të tyre. Me ç’të drejtë e imponojnë tek Nisma thurje, na detyrojnë edhe ne të dalim me lista të mbyllura. Nuk ka bazë logjike për ta mbështetur. Do shikoni në 2025, që partitë e mëdha do bëhen parti shumë të vogla.'
Sa i përket të vjetërve në politik, Shabani thekson se tashmë nuk nevojiten më prova sa i përket bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha.
'Zoti Basha nuk ka parti, nuk e di ç’lëvizje do bëjë. Preferenca jonë të bashkëpunojmë me forca të reja apo aktorë të tjerë. Në çdo rrethanë synimi është që të rinjtë të bëhen ballë të vjetërve. Kjo është ajo që nevojitet Shqipërisë. Nuk duhen më shumë prova që Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë për të vjedhur Shqipërinë. pse ne të rinjtë duhet të rrimë veç?'
Asnjë bashkëkohës i Berishës nuk është më në politikë në vendet perëndimore, evidenton Shabani.
'Ne na duhet që qytetarëve të Shqipërisë të zgjedhin brenda listës. Ne kemi të keqen e dy modeleve. Që në 2008 janë munduar të vrasin demokracinë. Është përpjekje e dy njerëzve. Sali Berisha po shkatërron vetë partinë Demokratike. Këta nisen nga interesi vetjak. Duke i mbyllur shtigjet, përpiqen të largojnë nga politika këdo që nuk i binden. Forcave të reja i vendosin prag. Edhe pse ne kandidojmë në rang lokal. Na detyrojnë të çojmë 200 kandidatë. Nuk lë askënd tjetër ti konkurrojë. Kanë marrë modelin spanjoll. Spanja ka mënyrë tjetër të organizimit të parlamentit. Nuk gjen më asnjë bashkëkohës të Sali Berishës në Europë. Ka kaluar 5 presidenta të SHBA, dhjetëra kryeministra të Italisë dhe Francës.'
Këtë sistem politik të ngritur në 34 vite, sipas Shabanit nuk mund ta prishësh brenda një nate.
'Sistemi në 34 vjet është vështirë të shembet brenda natës. Ne nisëm diçka në 2021 dhe treguam rezistencë. Jemi dyfishuar në rezultate në votime. Nuk kishte ndodhur që forcat e reja të fitojnë në Këshilla bashkiakë.'
Më tej ai evidenton Berishën që ka vrarë njerëz në bulevard si kundërshtarin ideal të Ramës, pasi ky i fundit e ka më kollaj të fitoj me një kundërshtar si Berisha përballë.
'Nëse ke përballë Berishën që ka vrarë me gjakftohtësi 4 veta në Bulevard Rama nuk të duket dhe aq keq. Nuk i intereson të vërë përballë Shabanin, Lapaj, apo Qorin por Sali Berishën. Në zgjedhjet e ardhshme jemi detyruar të kandidojmë në gjithë Shqipërinë.'