Edhe Shkodra si Tirana, gati tuneli i dezinfektimit në treg, 19 të karantinuar në konvikt dhe hotel në Tamarë

14 Prill 2020, 20:14| Përditesimi: 14 Prill 2020, 20:25

  • Share

Komiteti i Mbrojtjes Civile në Shkodër në raportin ditor deklaron se situata e konstatuar sot në nivel qarku është e përmirësuar dukshëm në krahasim me një ditë më parë në të gjithë dinamikën e veprimtarisë së strukturave të nivelit qendror dhe lokal, gjë "që reflektohet edhe në pakësimin e lëvizjes në rrugë të këmbësorëve dhe të mjeteve dhe në tërësi në të gjitha subjektet e shërbimit ndaj komunitetit".

Konkretisht, sipas raportit sot u mbyll tregu në Zdrale dhe pikat e tregtimit ambulant në të gjitha hapësirat publike. Gjithashtu është montuar tuneli i dezinfektimit në qendrën tregtare të Rusit dhe po trajnohet personeli për përdorimin e tij për ta vënë në funksion në ditët në vijim për dezinfektimin e klientëve të tregut, si në Tiranë.

Dje ndërroi jetë nga hemorragjia cerebrale një 59-vjeçar i infektuar me koronavirus, që sipas Komitetit të Mbrojtjes Civile "ceremonia mortore e 59 vjecarit u zhvillua nen masa te rrepta sigurie me numët tepër të reduktuar njerëzish. Ndërkohë janë gjurmuar të gjitha rastet që kanë lidhje me të ndjerin duke marre edhe 3 mostra të cilat janë dërguar në ISHP. Janë dezinfektuar të gjitha sheshet, rrugët dhe objektet në Gjegjan që kanë lidhje me familjen e të ndjerit".

Sipas Komitetit, në Malësi të Madhe nuk ka të prekur, por 13 persona janë vetëkarantinuar në konviktin e shkollës Tamarë, të cilët nuk janë banorë të zonës, po ashtu 6 në një hotel, gjithashtu jo banorë të zonës, 19 ne total. Ndërkohë që në Vau Dejës janë shëruar 5 nga 6 personat e infektuar. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në 11 prill vendosi shkarkimin e prefektit të Shkodrës, Çesk Millja dhe në vendin e tij u emërua zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. 

Tuneli i dezinfektimit në Tiranë

Raporti i plote per diten e sotme
Bashkia Shkoder gjate dites sotme:

Jane mbeshtetur me ndihma ushqimore 22 familje ne veshtiresi ekonomike me pako ushqimore dhe higjenike.

Jane dezinfektuar rruget, kryesore, pedonalet, konvikti studenteve i Universitetit Luigj Gurakuqi, objektet e Institucionit Prefektit dhe Keshillit te Qarkut.

Jane riparuar dhe nderhyre ne eleminimin e defekteve ne rrjetin e ujit te pijshem.

Eshte mbyllur Tregu ne Zdrale dhe dyqanet e tregtimit te peshkut.

Jane marre masa shtese per mirefunksionimin e tregut ne Rus, duke displinuar ambientin dhe krijuar hapesirat e nevojshme te distancimit e te highenes.

Jane mbyllur pikat e tregtimit ambulant ne te gjitha hapesirat publike.

Jane marre masat per mirefunksionimin e zyrave te GJC, te Kartave te Identitetit.

Eshte bashkepunuar me grupet mikse te strukturave te DVP, AKU.

Eshte montuar Tuneli dezinfektimit ne qendren tregtare te Rusit dhe po trajnohet personeli per perdorimin e tij per ta vene ne fumksion ne ditet ne vijim per dezinfektimin e klienteve te tregut.

Vijon ndjekja,  monitorimi i Situates epidemiologjike ne te gjithe territorin e Qarkut.

Ne Shkoder nga 35 mostra te derguara dije vetem nje eshte konstatuar pozitiv, ndersa sot jane derguar edhe 54 te tjera ne ISHP.

Jane percaktuar personeli dhe grupet qe do te merren me personat e infektuar te cileve do te asistohen ne shtepi.

Jane dezinfektuar ambientet e laboratorit si dhe jane organizuar grupet e punes per ndjekjen sistematike te infektuarve ne terren.

Nga NjVKSh ne Puke dhe Fushe Arrez, situata eshte e qendrueshme. Gjate dites sotme u krye ceremonia mortore e 59 vjecarit, nen masa te rrepta sigurie me nr teper te reduktuar njerezish. Nderkohe jane gjurmuar te gjitha rastet qe kane lidhje me te ndjerin duke marre edhe 3 mostra te cilat jane derguar ne ISHP.

Jane dezinfektuar te gjitha sheshet, rruget dhe objeket ne NjA Gjegjan qe kane lidhje me familjen e te ndjerit.

Ne Bashkine M.Madhe, nuk rast te ri covid -19, ka vijuar puna per ndjekjen e monitorimit te gjendjes shendetsore  te vetekarantinuarve, ku konkretisht:

*13 persona te vetkarantinuar ne konviktin e Shkolles Tamare, jo banore te zones.

*6 persona te karantinuar ne hotel Kavaliero, jo banore te zones.

*Numri personave te hyre ne piken doganore te H.Hotit, 85 udhetare, te cilet jane shofere te mjeteve te transportit te madhrave.

*Jane ndare medikamente mjeksore te rimbursueshme ne NJA :

Koplik 20

Qender 25.

Gruenire 23.

Shkrel 8.

Kastrat 4.

Kelmend 5.

*Ndersa per familjet qe trajtogen me ndihma ekonomike dhe pensionistet jane shperndare sot:

*Ne Koplik 30 pako.

*Ne NjA Shkrel 5 pako.

*Ne NjA gruemire 10 pako.

Ne Bashkine Vau Dejes, nuk ka raste te reja covid-19, nderkohe jane sheruar 5 nga 6 personat e infektuar, ndersa njeri vazhdon te jete i shtruar ne spital ne Tirane

Gjate dites sotme jane ushtruar inspektime e kontrolle ne te gjitha baret restorantet, njesite tregtare te ciilat u konstatuan te mbyllura.

Jane vendosur 7 masa administrative gjobe per persona qe kane levizur pa autorizim

Nga ISHSH:

* jane moniroruar 20 subjekte dhe inspektuar 2 subjekte ne te cilat u respektonin rregullat e higjenes.

*Jane konstatuar te mbyllura 50 subjekte.

*Jane verifikuar ne bashkepunim me strukturat e policise vendet e karantinimit te personave te deklaruar pozitiv ku u konstatua se respektohen regullat e karantinimit

Nga komisariati Policise jane marre 26 masa ndaj kundravajtesve, jane kontaktuar rreth 29 persona te vetkarantinuar ne objektet e perkatese.

Nga AKU, jane monitoruar tregu ne Rus, ku eshte konstatuar se situata eshte me e permiresuar, respektohet distancimi fizik, perdoren mjetet mbrojtese, ka pasterti dhe higjene, nderkohe qe tregu i Zdrales ishte i mbyllur.

Ne 4 subjekte qe u inspektuan u moren 2 masa administrative dhe 1 paralajmerim dhe u moren 4 mostra per analize ne ISUV.

Nga Komisariati Policise Shkoder, jane marre gjithsej 114 masa administrative, si dhe jane kontaktuar ne bashkepunim me NjVKSh te gjithe personat pozitiv dhe te dyshuarit e rrethit te afert per vetkarantinim dhe mosdalje nga banesa.

Konstatohet se ne te gjithe territorin e Qarkut ka permiresime te dukshme se nje dite me perpara ne te gjithe dinamiken e veprimtarise se strukturave te  nivelit qendror dhe lokal, gje  qe reflektohet edhe ne pakesimin e levizjes ne rruge te kembesoreve dhe te mjeteve dhe ne teresi ne te gjitha subjektet e sherbimit ndaj komunitetit.

KMC, nen drejtimin e ZV. Ministrit te Brendshem po ndjek dhe monitoron  miremenaxhimin e situates ne te gjithe territorin e Qarkut Shkoder.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?