Kuqi, qeni i ish- kampionit të boksit, Skënder Kurti, fotoja e publikuar nga Murat Basha

Edhe Shqipëria ka një Haçiko! Historia prekëse, miku i ish-kampionit që vdiq me COVID: Qeni rri dhe e pret me sytë ngulur nga shkalla

20 Prill 2020, 18:12| Përditesimi: 20 Prill 2020, 18:16

  • Share

Historia e Haçikos, qenit që përloti botën përsëritet edhe në Tiranë. Pak ditë më parë ndërroi jetë si pasojë e COVID-it ish- kampioni i boksit, Skënder Kurti. Miku i tij, Murat Basha në një postim në Facebook shkruan se qeni i tij, ashtu si në rastin e Haçikos rri dhe pret me sytë ngulur nga shkalla ardhjen e të zotit. Ish-këshilltari i këshillit bashkiak të Tiranës teksa ka publikuar foton e qenit, tregon si e gjeti dhe rriti ish-kampioni i boksit.

"Kuqi, Haçiko ynë. Kuqi është qeni Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vend në apartament, por e mbante dhe ushqente, aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret......me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë, por edhe Kuqi..." shkruan ai.

Komento

Komente

  • Kafsha: 21/04/2020 08:51

    Shpirt i mirë i Nënës Natyrë, besnik, krijesë e lartë , jo si funderrinat njerez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?