Edhe sikur të isha Saimir Habilaj s'do më dënonin! Kush është 'shefi i madh'...dhe një thumb për Xhafajn

19 Shtator 2019, 11:42| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 13:17

  • Share

Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është shprehur se ka qenë me kryeministrin Edi Rama ditën që prokuroria e akuzon se ka folur me vëllezërit Habilaj.

"Kur flitet me përgjime që thonë shefi i madh , unë kam qenë bashkë me kabinetin e thirrur nga Rama në Dajt. Sigurisht që shefi i madh s’jemi as unë as Rama. Po mbahem pa asnjë provë. Akuzohem që i kam shitur makinën një personi që nuk është i pandehur as këtu as në Itali (Artan Habilaj). Thjesht është vëllai i dy njerëzve trafikantë. Po secili e ka një idiot në fis”, Unë kam punuar edhe kur më kanë vënë bombat. Kur unë takoja shefin e FBI, këta trafikonin drogë. Kur unë luftoja drogën këta më vinin bomba",  - tha Tahiri - ndërkohë që ka hedhur edhe 'thumba' ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, edhe pse nuk ja përmendi emrin.

"Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën", tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Edhe Xhafaj ashtu si Tahiri u akuzua dhe u detyrua të largohej pas shpërthimit të skandalit të ashtuquajtur Babale. Vëllai i tij Agron Xhafaj rezultoi se ishte dënuar në Itali dhe nuk ka kryer dënimin. Pasi PD e ngriti këtë si akuzë, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali.

"Dhe sikur të isha Saimir Habilaj s'do më dënonit për vëllezërit", tha Tahiri.

Avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia kërkoi që çështja të pushohet, pasi sipas tij nuk ka vepër penale.


Lajmi kryesor:

Bien akuzat për trafik droge e grup kriminal! Gjykata dënon Tahirin vetëm për shpërdorim detyre: 3 vite në provë


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?