‘Edhe sot seanca u shty’, Padia e ministres së Arsimit, Vokshi thirrje prindërve e mësuesve: Protestoni

8 Nëntor 2022, 12:49| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 14:40

  • Share

Në gjyqin për shpifje për tezat e provimit, deputetja e Rithemelimit Albana Vokshi ka folur sot para kamerave duke lajmëruar që edhe kësaj radhe nuk është zhvilluar në seancë.

Vokshi u shpreh se seanca e rradhës me ministren Kushi do të zhvillohet në datën 22 ndërsa theksoi se do të jetë vetë prezente në seancën e radhës.

Deputetja e demokrate nuk ngurroi as të hidhte të njëjtat akuza për ministren e Arsimit Evis Kushi, kabineti i të cilës sipas saj ka shpërndarë teza për militantët e partisë.

Ajo pati edhe një thirrje për prindërit të cilët i ftoi të protestonin.

‘Erdha përsëri personalisht në gjykatë, në respekt të kohës dhe të investimit edhe të parave të kësaj gjykate për një padi që në fakt nuk ka çështje brenda.

Denoncimi që unë kam bërë për nxjerrjen e testeve nga ana e kabinetit të ministres Kushi, duke jua dhënë atyre militantëve, është bërë tashmë katërcipërisht i vërtetuar. Për fat të keq edhe sot seanca nuk u krye.

Për herë të dytë është pikërisht organi i akuzës i cili kërkon shtyrje, sepse me  çfarë u informuam në seancë prokurorët kanë një trajnim tjetër.

Është shtyrë për në datë 22, përsëri do vazhdoj të jem vetë prezente edhe në seancën e fundit për t’i qëndruar deri në fund denoncimeve që unë kam bërë. Pse? Sepse unë vazhdoj mendoj, vazhdoj shpresoj që çdo njeri sot ka arsye për të protestuar. Për të potestuar sepse arsimi është në nivelin më të ulët. Sepse 600 shkolla janë mbyllur dhe me urdhër të Ramës shkolla të tjera po mbyllen.

Pse? Sepse dhjetëra, mijëra fëmijë mësojnë në klasa kolektive. Rreth 100 mijë fëmijë mësojnë me 2 apo 3 turne. Sot arsimi në Shqipëri është në rrezik, ndaj duhet të rezistojmë, duhet të denoncojmë, duhet të reagojmë, duhet të protestojmë.

Ndaj thirrja ime sot është për të gjithë prindërit që të protestojnë. Thirrja ime sot është për të gjithë mësuesit që të protestojnë. Pse? Sepse arsimi duhet shpëtuar. Ndaj në 12 nëntor, të gjithë në shesh, për të protestuar për arsimin që është në rrezik. Për të protestuar për të mbrojtur fëmijët që janë në rrezik. Për të mbrojtur familjet që janë në rrezik. Për të mbrojtur shoqërinë shqiptare që është në rrezik.’- tha Vokshi.

Kujtojmë se më herët, ministrja dhe deputetja patën një ballafaqim në Gjykatë për padinë e Kushit ndaj Vokshit për shpifje. Kushi theksoi se arsyeja e zhvillimit të kësaj përballje në instancat ligjore është për të ndarë politikën nga shpifjet. Ndërkohë, Vokshi e denoncoi më herët për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit para universitar.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?