foto ilustruese

Edhe sot shifra stratosferike/ Ditë e vështirë në Itali, 827 kanë humbur jetën dhe 28,352 raste të reja me COVID-19

27 Nëntor 2020, 17:52| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 17:59

  • Share

ITALI- Në Itali vijojnë shifrat e larta në përballje me koronavirusin. Sipas raportit te nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28.352  qytetarë pozitiv me virusin dhe 827 persona kanë humbur jetën.

Ditën e sotme pasi i janë nënshtruar tamponit kanë rezultuar negativ me koronavirusin 35,467 persona, një shifër e cila e tejkalon atë të infektimeve dhe është një lajm pozitiv.

Conte, kryeministri i Italisë gjatë një konference për shtyp para dy ditësh ka folur në lidhje me marrjen e masave të reja gjatë festave të fund vitit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Megjithatë Italia qëndron “kampione” e rasteve me COVID-19 si në Evropë ashtu edhe në botë ku zë edhe vendin e tetë, për sa i përket infektimeve dhe viktimave nga virusi. 

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?