Edhe tre lojtarë të Partizanit me COVID-19, shkon në 5 numri i të infektuarve në këtë ekip! Derbi do të luhet sonte në 20:45

10 Korrik 2020, 07:13| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 10:29

  • Share

Pas Deian Boldor dhe Besnik Ferati,  tre lojtarë të tjerë të Partizanit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar në 5 numrin në total të lojtarëve të infektuar në këtë ekip. Klubi ka njoftuar se Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote janë të infektuar, por janë asimptomatikë.

Lojtarët e infektuar janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës në ndeshjen e sotme.

"FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuar nga ISHP tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën", thuhet në njoftimin e klubit.

Derbi nuk rrezikohet, Partizani-Tirana luhet sot ne 20:45 ne Air Albania, por dy ditë më parë epidemiologia Rovena Daja tha se mirë do të ishte që ndeshja të mos zhvillohej.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?