Edhe tregjet në Shkodër me rregulla të reja të distancimit social, drejtori i Policisë inspektim në terren: Kjo luftë duhet fituar (VIDEO)

7 Prill 2020, 09:58| Përditesimi: 7 Prill 2020, 13:58

  • Share

SHKODER - Një ditë pas vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe urdhrit të Prefektit ndaj tregjeve për zbatimin e rregullave të reja të distancimit social, në terren ka zbritur vetë drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj. I shoqëruar edhe nga Drejtori i Departamentit për hetimin e krimeve në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, kanë vëzhguar situatën në tregjet e Shkodrës. Drejtori i Policisë Shkodër Niko Brahimaj u shpreh se sot situata është ndryshe dhe se shkodranët i mirëkuptojnë masat e vëna nga qeveria. Ai i ka bere thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë bashkëpunues në mënyrë që kjo luftë të fitohet.

"Kalimi im në inspektim të të gjithë shërbimeve, nuk ka të bëje me ardhjen e ministrit të Brendshëm apo drejtorit të Policisë së shtetit, ka të bëjë me një plan të mirëorganizuar nën drejtimin e pushtetit vendor, më të lartit këtu që është prefekti, nën një bashkëpunim shumë të mirë me bashkinë e Shkodrës, AKU, ISHP të Shkodrës, për të ndërgjegjësuar të gjithë opinionin publik, pjesën e tregtarëve të Shkodrës të cilët unë i respektoj shumë për mirëkuptimin, respektoj dhe qytetarinë të cilët deri tani na kanë mirëkuptuar. Jam i bindur që rastet në rritje të koronavirusit në Shkodër nuk janë thjesht vetëm për mosmarrje masash por janë raste sporadike të veçuara për shkaqe nga më të ndryshmet qoftë këto edhe në traditën e shqiptarit. Sot kemi një ulje drastike të rasteve jo vetëm për shkak të masave që ka marrë policia, por edhe për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarisë shkodrane. I bëj thirrje të gjithëve të mbështesim veprimet e policisë që janë veprime në një situatë ekstreme. Ne nuk dëshirojmë dhe nuk urojmë kurrë që këto masa ekstreme të vazhdojnë gjatë, nuk është në dorën tonë, por gjithsesi jemi në një luftë dhe kjo luftë duhet fituar", u shpreh drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.


Lajmi kryesor:

VIDEO-Si po respektohen rregullat e reja në tregje dhe teksa mbajmë radhën për shërbimet? (VËZHGIMI)


G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • paolo: 07/04/2020 12:52

    Nuk ke dal asnjeher ne terren e tani po ben sikur dole me vullnetin tend e jo se erdhi ministri.Kur ke dal ti te flasesh me popullin,te zbatosh ligjin,te disiplinosh policet qe marrin rrogen kot me duar ne xhepa?Ti dhe vartesit e tu duhet te jesh dite ne kembe te kontrollosh e te zbatosh ligjin.

    Përgjigju
  • tironci: 07/04/2020 12:22

    O sano a ke nigju mo vrasje ne shkoder? po plagosje? jo grupe rivale jo grupe leshi, qe kur erdhi ky drejtor ju vuni ne rresht , tashti se jan derra si popull ju ca tju boj ai, kur smaheni ju anej llogarit ne tirone ca bohet qe eshte 10 fishi juj

    Përgjigju
    • sano: 07/04/2020 12:54

      Vrasje nuk kan ndodh se njerzit jan mbyll brenda.Plagosje mu ne mes te Shkodres sa te duash.Se tani mediat flasin vetem per arritjet e Edit

  • gim: 07/04/2020 11:00

    fute hunden brenda

    Përgjigju
  • Sano: 07/04/2020 10:47

    Duhej te vinte ministri qe te dilnit ne terren ju zoterinj? Apo jeni aty kot da per rroga dhe zyra.Shtet leshi e polici Lledhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?