Jeta shfaqet ndonjëherë me gjithë fuqinë, bukurinë e pasionin e saj, pikërisht pasi ka mbaruar. Ndoshta ky ishte kumti që ka dashur të përcjellë, që prej varrezave të Ballshit, aty ku me një grusht ilaçesh i dha fund jetës Petrit Jaupaj, mbi varrin një vjeçar të së shoqes.
Të mësuar me burra që vrasin gratë, që i dhunojnë e përshunojnë, sa pak vëmendje mori zemra e thyer e këtij burri 63 vjeç! Ndoshta nuk ishte në moshën e Romeos, e nuk po qante e vetvritej mbi varrin e Xhulietës; por a mundet vallë që dashuria të tërheqë vëmendjen vetëm për lidhje të flashkëta interesi televiziv e përfitues?!
Sipas meje, Petriti, mësuesi i biokimisë duhet të ishte një javë rresht në faqet e para të mediave, në emisionet televizive. Jo për të lartësuar vdekjen, por për të himnizuar dashurinë. Për t’i dhënë kuptim, diçka që sot duket fallso, e shtirë dhe me shumë përdorime. Jam i sigurtë se ai nuk ka nevojë për mëshirë, as për justifikime, aq më pak për kritikat snobiste “u tregua i dobët”.
Kush vallë e njihka kaq mirë zemrën e thyer dhe shpirtin e tij (apo kujtdo tjetër) sa për të gjykuar?! Ashtu si jam i sigurtë se fëmijët e tyre do të jenë të mrekullueshëm, pasi janë rritur në një ambient të mbushur me dashuri, përkujdesje e vëmendje.
Ndoshta me vdekjen e tij, ai kërkon të na tërheqë vëmendjen për të marrë shembull jetën e tij.
Prandaj ishte një vdekje e bukur. I lut kolegët gazetarë, fëmijët e Petritit, të afërmve të tij, të tregojnë, të tregojnë, të tregojnë jetën, dashurinë, marrëdhënien e këtij çifti të mrekullueshëm. Mes errësirës së historive brengosëse shqiptare, ku burrat i vrasin, i rrahin, i dhunojnë, i përdhunojnë e i shesin gratë, historia e Petritit dhe bashkëshortes së tij do të ishte si një rreze Dielli.
Në atë moshë dhe me ato femijë ai nuk ka bërë suicid nga dashuria por depresioni. Dashuria për femijet prevalon mbi cdo dashuri tjeter. Nuk mendoj se është rast per ta komentuar në pjesen e drites Se ngjarjeve në emer të dashurisë… Dashuria në radhe te parë është “ Korieri “ i jetës gëzimit dhe qëndresës… me vjen keq për femijet … qe duke lexuar komentet .. Se është vetvrar për hirë te dashurisë mundet të keqkuptojnë … dhe mendojnë qe i jati nuk I ka dashur … Ata duhet te mendojnë qe thjesht ka qënë një depresion I thellë qe pason humbjen e të dashurve… babai i ka dashur më shumë se kushdo tjetër…
PërgjigjuTë vrasësh veten për një person nuk është dashuri por obsesion
PërgjigjuZoti ju dhente parajsen te dyve, ngushellime femijeve qe ka lene pas. Akt i guximshem, mendoj do ishte me mire te gezonte femijet,niper e mbesa, u prehte ne paqe.
PërgjigjuMesazhi me i bukur per qeniet njerezore qe te duan respektojne dhe ti rrine prane njerezve te tyre me te dashur me te cilet kalojne te mire dhe te keqija. Fund i "bukur" per ciftin te cilet kuptuan sa te lidhur paskan qen dhe se njeriu me i shtrenjte qenka familjari qe te do dhe te ka ne te mire e ne te keq. Zoti i paste afer te dy ashtu si ata u bashkuan duke na habitur se cfare mund te bej nje burre i arsimuar per njeriun me te shtrenjte. Qofshin te parajses dhe shpirti u ndritte ne paqe per mesazhin njerezor qe bota ka nevoje ne ditet kur babai vret djalin ose djali babain,kur vriten vlla me vlla ose kur ne jeten e tyre kan vetem helm. Zot mbaji afer te dy sepse ata s ndahen kurre. Bravo Petrit qe tregove qe burri eshte edhe i ndjeshem.
PërgjigjuBukur!
PërgjigjuPer te ardhur keq ,eshte dhimje e madhe ,por tregon dashurin e paster ete sinqerte .ngushellime femijeve familjes !!
Përgjigju