Edi Paloka

Edi Paloka merret në pyetje nga SPAK

10 Dhjetor 2021, 16:01| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 16:27

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, është thirrur në SPAK ditën e sotme, ku ka qëndruar për gati 30 minuta.

Paloka është thirrur në prokurori, për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimin e nisur në, pas një kallëzimi për 'kundërshtim të forcave të policisë', në Prokurorinë e Tiranës, gjatë kohës së protestave të dhunshme të opozitës jashtë parlamentare.

'Përplasje me policinë në një periudhë kur kanë qenë gjyqet për banorët e Astirit. Shpresova se do ishte për denoncimet që kemi bërë për zgjedhjet por nuk i ka rënë mend njeriu'- tha Paloka.

Hetimi në fjalë ka nisur nga Prokuroria e Tiranës, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Por sipas burimeve për Report Tv, SPAK pritet që ta pushojë si çështje për shkak se nuk ka komptencë.

Një ditë më parë për të njëjtin kallëzim në prokurori është paraqitur edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Pas djegies së mandateve të deputetëve në 2019, opozita doli në rrugë dhe organizoi një sërë protestash, ku u përdor dhunë nga qytetarët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?