Edi Paloka në një seancë parlamentare

Politikë

Edi Paloka: Nuk shkojmë më nëpër televizione përballë analistëve lapangjozë, na sillni kundërshtarët

8 Tetor, 19:22| Përditesimi: 8 Tetor, 19:25

  • Share

Pas kryedemokratit Sali Berisha që gjatë ditës së sotme bëri të ditur një lloj marrëdhënie të re me median, sipas të cilit funksionarët e PD-së duhet të kenë përballë kundërshtarë të tyre dhe jo analistë, ka reaguar edhe deputeti demokrat Edi Paloka.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se funksionarët e Partisë Demokratike nuk do të dalin më nëpër debate televizive kur përballë kanë analistë, siç ai i quan, “lapangjozë”.

Postimi i Edi Palokës:

Sot, veç çështjeve të tjera të rëndësishme, kryetari i opozitës, u deklarua dhe për një marrëdhënie të re me mediat. Deputetët dhe funksionarët e PD nuk do dalin më në studio televizive ku nuk paraqiten homologët e tyre, përfaqësues të qeverisë, po analistë përfaqësues të qeverisë.

Kam vite që e ngre këtë çështje në fakt!

Unë vetë kam vite që nuk pranoj të shkoj nëpër studiot televizive ku përballë nuk të vihen kundërshtarët homologë po një tufë lapangjozësh që titullohen analistë e dërgohen nga Rama për të përfaqësuar linjën e qeverisë! Këtë ju a kam bërë të qartë me respektin e duhur edhe drejtuesve të emisioneve.

Në fakt vendosja nëpër studiot televizive e këtyre shërbëtorëve të qeverisë, përballë deputetëve apo funksionarëve të PD, nuk është vetëm një lloj censure siç deklaroi sot z.Berisha, po është dhe ulje e denigrim i opozitës!

Prandaj kam këmbëngulur gjithë këto vite për këtë qëndrim që u mbajt sot, për aq sa vlen në situatën ku jemi!

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?