Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të shtesës së një lokali.
Kryeministri shkruan se është momenti që të respektohet hapësira e përbashkët me komunitetin.
“Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Respekte për çmontimi”, ka shkruar Rama.
Në të gjithë vendin, prej disa ditësh ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar nga struktura metalike dhe karrige të lokaleve.
Komente

Onjish. Mos falëndero fadromat matrapokët kallashët.por mjeranët që të paguajnë për të jetuar në përrallë..
Përgjigju