Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët e QSUT ku prezantoi ministen e re të Shëndetësisë, Evis Sala, komentoi edhe “Diellën”.
Kreu i qeverisë u shpreh se e gjithë bota po merret me ministren jo-njeri, duke shtuar se e ka bërë vendin më tërheqës.
Madje shtoi Rama, “kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes”.
“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.
Ashtu sikundër kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Të fusim Inteligjencën Artificiale në spitale, hapim Universitet Mjekësor në Fier! Evis Sala: Zgjidhim rimbursimin e barnave onkologjike
Xh.K/r.k./ReportTv.al
