Rama në Prishtinë mesazh Kurtit: Hiq dorë nga loja 'macja me miun' me Serbinë! Kosova nuk ka pse të humbë kohë duke vrapuar rreth vetes së vet

10 Qershor, 14:03| Përditesimi: 11 Qershor, 07:25

  • Share

Kosova duhet që të ecë përpara dhe të përmbush standardet e një shteti model, pavarisht se Serbia nuk do ta njoh si shtet të pavarur.

Është shprehur kështu kryeministri Edi Rama, sot nga Konferenca Ndërkombëtare për 25-vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s "Rugova dhe Perëndimi".

Kryeministri Rama, ka vijuar kritikat ndaj Albin Kurtit duke thënë se duhet që të afrohet me vendet e BE dhe të heq dorë nga loja që kryeministri e cilësoi si loja ‘macja me miun’ me Serbinë.

“Nëse Kosova do të dilte nga loja macja me miun me Serbinë dhe me një ekip uniteti do ti drejtohej BE dhe të thoshte ne s’duam të flasim me Serbinë, por jemi këtu të flasim me BE, për të përmbushur detyrimet që kemi ne si Republikë e Kosovës në kontekstin e standardeve të BE për tu afruar me ju, pastaj se ca bënë Serbia është punë e saj. Kjo ky konfrontimi macja me miun në tavolinë nuk e çon asgjëkundi. Serbia mund të mos dojë kurrë të njoh Kosovën, por Kosova duhet që të përparojë në pikën që të gjithë ta njohin vendet e tjera si një shtet model që përmbush të gjitha standardet që duhet të qëndrojë bashkë me vendet e tjera”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Kosova nuk duhet që të humb kohë duke vrapuar pas vetes, por duhet që të ecë përpara. 

Serbia mund të mos dojë kurrë që t’i qaset idesë se duhet të njohë Kosovën, por kjo nuk duhet ta pengojë Kosovën që të përparojë në pikën ku të gjithë ta pranojnë dhe ta njohin si një shtet model që përmbush të gjitha standardet për të qëndruar bashkë me të tjerët në komunitetin e shteteve dhe unë jam i bindur që kjo gjë nuk është fantazi, kjo gjë është e arritshme, jam i bindur që kjo do ta nxirrte Kosovën nga kurthi ku e ka futur Serbia me provokimet e veta të vazhdueshme por edhe ku në një farë mënyre është futur për shkak të shfrytëzimit të politikës së jashtme si politikë e brendshme. E thashë dhe më parë, ne jemi një popull gjithsesi i vogël, kemi dy shtete gjithsesi të vogla, ne nuk jemi kërthiza e  botës dhe sa herë kemi menduar që jemi kërthiza e botës, e kemi pësuar shumë keq dhe sa herë që kemi kuptuar që duhet të jemi si “trimi i mirë me shokë shumë” dhe se duhet ta kthejmë investimin e Ibrahim Rugovës dhe investimin e shumë të tjerëve, jo vetëm shqiptarë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë në një kapital për të ardhmen, aq herë ne ia kemi dalë të bëjmë gjënë e duhur. Kështu që në këtë sens për t’iu përgjigjur pyetjes se si e shoh Kosovën sot, Kosova është shumë e bukur, Kosova  i ka të gjitha mundësitë dhe Kosova nuk ka pse të humbë kohë, duke vrapuar rreth vetes vet. 

I ka të gjitha ato që i duhen, i ka të gjithë partnerët aleatët miqtë që i duhen, i ka të gjitha resurset e veta të mjaftueshme, ka talente, ka njerëz, ka energji, ka forcë, ka të gjitha; thjesht dhe vetëm Kosova duhet - kemi një shprehje ne në Shqipëri, nuk e di a e keni këtu, kur thonë ‘’duhet t’i tregojë targën’’, domethënë kur ikën makina përpara, se këtu flitet shumë për targa, - duhet t’i tregojë targën Serbisë dhe të ikë përpara dhe Serbia pastaj të bëjë çfarë të dojë se në fund të fundit nuk mund të mbahet fati i Kosovës lidhur me interesat apo me pafuqinë e Serbisë për t’u përballur deri në fund me të shkuarën e vet.

Ama një realitet demokratik, vibrant, i paqtë, një realitet që i përgjigjet vizionit të Ibrahim Rugovës në të përditshmen e Kosovës, do të ketë të gjithë energjinë pozitive për ta bërë të pamundur për më tutje, marrjen peng nga Serbia, ndërkohë që Kosova ka fituar luftën dhe që paqen e plotë mund ta arrijë, jo me mjetet e luftës po me facebook, por me mjetet demokratike evropiane" 

Nga Konferenca Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s "Rugova dhe Perëndimi", Edi Rama u shpreh se koha kur Kosova ka ‘mundur’ Serbinë ka qenë kur politika e brendshme e Kosovës nuk u shfrytëzua për politikë të jashtme, duke iu referuar kohës kur në pushtet ka qenë Ibrahim Rugova.

“Koha me e suksesshme e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si një subjekt edhe pse ende i njohur nga shumë shtete si shtet i pavarur, por si një subjekt në tryezë ka qenë kohë e të ashtëquajturitë ekip uniteti dhe Ibrahim Rrugova duke e parë me sytë e të sotmes, sepse ai është një figurë që sa më shumë kalon koha aq më shumë bëhet i madh dhe duket i paarritshëm, ai nuk e shfrytëzoj personalitetin e tij ndërkombëtar, ai ishte njeri që i hapeshin dyert si person, nuk e shfrytëzojë për të bërë politik të brendshme me politikën e jashtme, por ai u ulë si një anëtar i një ekipi uniteti, ku ishin të gjithë të barabartë. Ajo ka qenë koha kur ka arritur që Kosova ta mund Serbinë në tavolinë”, tha ai.   


Lajmi kryesor:

25-vjetori i Çlirimit, Rama në Kosovë: Rugova ati themelues, pa të s'do kishte liri! Mesazh Kurtit: S’bëjmë dot pa aleatët e mëdhenj


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?