Gazment Bardhi

Politikë

Edi Rama kritikoi gjyqtarin Balliu, reagon Gazment Bardhi: Ata zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi

19 Gusht, 20:07| Përditesimi: 19 Gusht, 20:14

  • Share

Në përgjigje të qëndrimit të Edi Ramës që sulmonte gjyqtarin Hazbi Balliu që “çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin dhe vendimet e qeverisë. 

'Edi Rama paska pyetur sot "Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut”.  Dikush duhet t'i kujtojë që vetë ai s'ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin. 

Gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi, pavarësisht se mund të mos u pëlqejnë apo të konstatojnë se mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama!', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?