Politikë

Edi Rama i ‘tërheq veshin’ kryebashkiakut të Vau Dejës: Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! (VIDEO)

4 Maj, 16:16| Përditesimi: 4 Maj, 19:45

  • Share

Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama iu "tërhoqi veshin" kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushtë.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta! 

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste. 

Mesazhi i Ramës mund të duket edhe si një mesazh i koduar për Tom Doshin, pasi edhe gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër, e "shogjetoi" duke thënë se "është një parti në këshillin bashkiak që s'po voton plazhet e Velipojës', ndërkohë që Vau i Dejës njihet edhe si bastion i Partisë Social Demokrate.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • AltinTop: 04/05/2025 18:10

    Nje nga ato portat e Kristianit çon kartonin ne parlament sa here kalon Rama nga ajo porte…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?