Politikë

Pas përplasjes për pyetjet, Rama përfundon para kohe intervistën në '5 pyetjet nga Babaramo': I gatshëm të vij pas fitores së 25 prillit, por këtu mbyllet

19 Prill 2021, 12:53| Përditesimi: 20 Prill 2021, 07:34

  • Share

Kryeministri Rama ka braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.  Rama hoqi mikrofonat dhe refuzoi të vijonte pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilri Babaramo.

"Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj", i tha Rama Babaramos.

Ndërprerja ka ardhur pas mbi 60 minuta pyetje mbi tematikat më të nxehta të aktualitetit politik, kur mungojnë vetem 6 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo' ka folur sot për çështjen e patronazhistëve. Rama tha se edhe ai e Ruçi e kanë nga një të tillë, të cilët janë të gjithë vullnetarë. Rama tha se ky sistem me 'patronazhistë' njihet në të gjitha partitë e rëndësishme në botë. 

I pyetur nëse është një kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit për Lulzim Bashën, Rama u përgjigj se nuk merret me kurthe. Sipas tij PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe ai vetë do jetw kryeministri i të gjithë shqiptarëve. 

Ora 22:24
Rama mbyll intervistën para përfundimit te '5 pyetjet': Vij pasi fitoj zgjedhjet (VIDEO)

Kryeministri Rama e braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.  Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilir Babaramo.

"Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj", i tha Rama Babaramos.

Ndërprerja ka ardhur pas mbi 60 minuta pyetje mbi tematikat më të nxehta të aktualitetit politik, kur mungojnë vetem 6 ditë nga dita e zgjedhjeve.

"Të jap fjalën solemnisht që menjëherë pasi të fitoj zgjedhjet, do të rikthehem për të vazhduar të shuajmë kuriozitetin e shikuesve", tha ndër të tjera Kryeministri.

Ora 21:53
Aeroporti i Kukësit, Rama: Maksimumi 60 ditë fillon fluturimet ndërkombëtare, pas marrëveshjeve me kompanitë (VIDEO)

Se nga ndryshon Aeroporti i Kukësit sot nga situata se si ka qenë në të kaluarën Kryeministri Rama e shpjegoi në '5 pyetjet nga Babaramo'.

"Ishte bërë për krizën, nuk ishte bërë për të futur Kukësin në hartën e fluturimeve ndërkombëtare. Nuk e kishte bërë emiri jashtë standardeve, emiri e kishte bërë për të ndihmuar refugjatët, kupton? Po si nuk ka mundësi që nuk shikoni dot një gjë dhe të thoni: ok, shyqyr, sa mirë që u bë, por çdo gjëje do t’i gjeni bishta, por çdo gjë do ta nxini, por çdo gjë do ta pocaqisni. Po si ka mundësi? Apo juve ju rritet adrenalina kur flisni keq? Nuk ka fluturime ndërkombëtare. Është e vërtetë që nuk ka fluturime ndërkombëtare, se që ta mësosh ti, më këtë rast t’ua shpjegojmë edhe atyre që akoma s’e kanë mësuar, megjithëse e shpjeguam. Aeroporti bëhet fillimisht njëherë operacional, që ta dish ti, ta kuptosh. Bëhet operacional. Dhe çdo aeroport i ri bëhet operacional si aeroport i brendshëm. Dhe pastaj ka një periudhë kohore që është minimumi 50-60 ditë, maksimumi mund të shkojë edhe më shumë, që aeroporti të fillojë të bëjë marrëveshje me kompanitë, se si do të bëhen fluturimet ndërkombëtare, duke thënë u hap, hajdeni? Do të bëhen marrëveshje me kompanitë. Janë disa kompani të interesuara që do të bëjnë marrëveshje me aeroportin e Kukësit për fluturimet, do të bëjnë testimet e tyre, do të bëjnë verifikimet e tyre, dhe në datën 17 qershor", tha Rama.

Ora 21:38
Rama përplaset me gazetarin e Report Tv, Ilir Babaramo: Turp të kesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është përplasur në studio me gazetarin e Report Tv, Ilir Babaramo.
Babaramo: Bonaparti në fushatën e Egjiptit tha: “Shkencëtarët dhe gomarët në mes, t’i mbrojmë”.
Janë shumë të rëndësishëm, madje e fyen gomarin kur e krahason me disa këtu sepse gomari mbajti Perëndinë në kurriz dhe unë e admiroj gomarin për sa shumë mban dhe sa shumë ngarkesë çon nga një vend në një vend tjetër, por meqë më the kali kryesor i betejës, po të tregoj kalin. Vëri emrin që kanë dhe pastaj rrimë e merremi patjetër me gomarët, nuk ka asnjë problem. Por mos më thuaj që kali kryesor i betejës sime janë këta. Këta nuk janë kali kryesor i betejës sime. Kali kryesor i betejës sime është që eksportet bujqësore, meqë më thua se çfarë bëtë, e di ti Babaramo që ne sot, Shqipëria ime dhe e jotja, është eksportuesja më e madhe në Ballkan ...

Babaramo:Për hashash?
Turp të kesh.
Babaramo:Jo, turp të kenë ata që e bëjnë dhe ata që i mbrojnë ata që e bëjnë.
Turp të kesh.
Babaramo: Turp të ketë Departamenti i Shtetit që thotë në raportin e tij që Shqipëria është eksportuesi më i madh i hashashit në Evropë.
Më dëgjo mua.
Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë dhe turp të ketë ai që i mbron.
Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?

Babaramo: Sepse këto shifrat e propagandës, kam dëgjuar edhe një shifër unë, mblodhe edhe ambasadorë aty te Pallati i Kongreseve dhe doli d.m.th., me ato shifrat 99,8, si të shokut Enver, d.m.th. që është korrur, është shkatërruar kanabisi, 99,8 e kanabisit në Shqipëri. Por vetëm në oborrin e Kryeministrisë, aty te kërpudha nuk qe mbjellë. U rrëzua edhe avioni. U rrëzuan dy avionë. 
Turp të kesh. 
Babaramo: Të kem unë turp?
Po. 

Babaramo: Ju nuk jeni turp d.m.th. nuk ndieni turp që ju ka ndodhur kjo? U rrëzua avioni ma hashash. Çfarë mase morët ju si shtet? 
E para, njëherë...
Babaramo: Në një vend normal, në vendin e Enarkëve të Holondit, po të kishit telefonuar Holondin, do t’i kishit thënë: më ndodhi kjo. Unë vij vërdallë dua të bëj një aerodrom që të sjell turistë, por nuk po e bëj dot. Por ndërkohë industria paralele e hashashit ka ndërtuar një pistë, 20 km në vijë ajrore nga kryeqyteti”. U rrëzua avioni me hashash aty. As polici i zonës aty nuk u shkarkua. Duhej të ishte stuhi shkarkimesh. Por vazhdojmë, turpi mbetet i imi.
Vazhdo, vazhdo, po të dëgjoj.

Babaramo: Këtë kisha.
Vazhdo se po të dëgjoj. Vazhdo, s’ka problem. Po të dëgjoj.
Turpi yt ishte për faktin që unë po të flisja me pasion për shifrat e eksporteve bujqësore, për të shpjeguar se si do të shkojmë në 1 miliardë, pasi kemi vajtur në 400 milionë eksporte bujqësore, dhe ti bëre një ndërhyrje të turpshme. Ndërkohë që s’ka problem, mund ta përmendësh edhe hashashin...

Ora 21:28
I keni kërkuar falje Metës?! Rama: Unë jam qenie e veçantë, nuk i përkas kategorisë që  çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën

Kryeministri Rama i pyetur se pse nuk i ka kërkuar falje Metës në darkën e famshme të 'ngjalave' tha se ai nuk i përket një kategorie qenies të zakonshme, por të veçanta.

"Unë nuk jam çdo qenie, Babaramo. Unë jam një qenie e veçantë. Dhe prandaj në shumë gjëra unë të mirëkuptoj ty dhe qeniet e tjera, që nuk arrini dot të mendoni që si mund të jetë një qenie ndryshe, por unë jam një qenie e veçantë, Babaramo. Unë i përkas një kategorie qeniesh të veçanta, të cilat kur janë marrë me politikë, janë marrë me politikë për disa motive që nuk janë motivet e politikanëve të zakonshëm. Dhe pikërisht janë këto qenie të veçanta që e kanë çuar përpara shoqërinë. Janë këto qenie të veçanta që kanë vënë gurë kilometrikë edhe në historinë tonë, qofshin si njerëz publikë, politikanë, artistë, shkrimtarë, intelektualë. Kështu që nuk jam i vetëm. Ka pasur Shqipëria dhe ka edhe këtë kategori. Ka shumë qenie të kësaj kategorie që janë njerëz të panjohur, që çohen në 4 të mëngjesit Babaramo dhe shkojnë punojnë tokën edhe nuk dorëzohen kurrë, që i lënë fëmijët në gjumë dhe i lënë në gjumë. Ka shumë Shqipëria nga këta. Kështu që unë i përkas kësaj kategorie. Unë nuk i përkas kategorisë së qenieve që çdo gjë e shikojnë interes, që çdo gjë e shikojnë lekë, që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën", tha Rama.

Ora 21:20
Rama: Ftesa për Bashën nuk është kurth, unë e di se PS do fitojë! Dua që shqiptarët të shohin të unë njeriun e bashkimit (VIDEO)

Në '5-pyetjet' gazetari Ilir Babaramo e pyeti Kryeministrin Rama nëse është një kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit për Lulzim Bashën.

"S’ka lidhje fare. Unë nuk merrem me kurthe. Unë di që PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe unë di që dua dhe do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo thjesht në sensin e të qenit shefi i qeverisë që punon për të gjithë se për të gjithë punojnë të gjitha qeveritë, por në sensin e të qenit kryeministri tek i cili të gjithë shqiptarët, pavarësisht se më kanë votuar apo jo, të shohin njeriun e bashkimit, jo të ndarjes, të shohin njeriun e solidaritetit me të gjithë dhe jo të përçarjes, të shohin njeriun që është pikë referimi për të gjithë. Këtë dua dhe do të bëj unë", u përgjigj Rama.

Ora 21:06
Rama në '5 pyetjet': Patronazhistët, tërësisht vullnetarë! Janë edhe në partitë kryesore në SHBA e Francë (VIDEO)

I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo', Kryeministri Rama foli për ccështjen e patronazhistëve.

'Patronazhistët janë në punën e tyre. Bëjnë detyrën e tyre, janë garancia e fitores sonë. Patronazhistët janë totalisht vullnetarë. Janë një figurë që është figurë kyçe e partive të organizuara dhe është një figurë e cila, besoj unë, nuk gaboj, ka marrë një rol të posaçëm edhe një, si të thuash, rol tërheqës edhe për shumë parti të tjera duke nisur nga partitë e mëdha amerikane, Partia Republikane dhe Partia Demokrate.  Jo, patronazhistët nuk kanë asnjë lidhje me “duhet të na japësh votën që të të bëjmë legalizimin”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se të gjitha partitë, edhe në botë, punojnë me këtë sistem.

Në SHBA këta quhen kanverser dhe në Francë p.sh., dihet botërisht që fushata e Fransua Holondit (François Hollande) pati një vlerë të shtuar pikërisht sepse u mbështet te një rrjet i jashtëzakonshëm patronazhistësh dhe patronazhistësh nuk vënë kushte. Patronazhistët në komunikimin me qytetarët derë më derë, marrin perceptime. Pra, nëse konstatojnë që një qytetar ka një shqetësim, ka një hall, thotë p.sh., për rastin konkret: “Jam i dyzuar sepse kam kaq kohë që pres legalizimin” etj., etj., ata patjetër që shënojnë dhe të gjitha këto shqetësime dhe halle u përcillen deputetëve të zonave. Deputetët e zonave ua përcjellin institucioneve. Patronazhistët tanë nuk janë tanimë thjesht persona që angazhohhen në muajin zgjedhor. Patronazhistët tanë janë vullnetarë të PS-së që janë të angazhuar gjatë të gjitha viteve, gjatë të gjithë muajve, gjatë të gjithë kohës", tha Rama.

Ora 09:47
6 ditë para 25 prillit, ethet e garës për të marrë mandatin e tretë! Kryeministri Edi Rama sot në 20:55 në '5 pyetjet nga Babaramo'

Ndërsa na ndajnë edhe 6 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në orën 20:55 në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Rama do flasë sot mbi programin politik të PS dhe për objektivat që mund t'i sigurojnë mandatit të tretë, investimet në të ardhmen, mbajtja e premtimin të ndërtimit të aeroportit të Kukësit,  synimet për aeroportet dhe portet turistike në vend dhe projektet e tjera me të cilat Rama pretendon të mposhtë opozitën dhe të fitojë mandatin historik.

Në fokus të intervistës do të jenë edhe diskurset e fundit politike të zhvilluara në distancë mes tij dhe presidentit Ilir Meta, kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe akuzat e forta të hedhura ndaj Sali Berishës.

Fushata elektorale e zhvilluar në kohë pandemie dhe menaxhimi i saj, ritmet me të cilën po ecën procesi i rindërtimit, janë disa nga përgjigjet që kryeministri Edi Rama do të jap sot në mbrëmje para gazetarit Ilir Babaramo në 20:55 në Report Tv.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 20/04/2021 07:18

    Babaramo esht gazetar serioz dhe jo nga ato te tepsise se Rames.Nje gazetar te ben pyetje nga me te ndryshmet dhe nuk te le te tregosh perralla.Se nga ato qe na servir Rama do thot qe po ham me lug floriri por populli po vdes per pun e per buk.Gjithsesi mendoj se esht intervista e fundit si kryeminister sepse e di dhe ai qe nuk fiton dhe ka humb kontrollin

    Përgjigju
  • Andi: 20/04/2021 01:10

    Mos i prish qefin cunave te lsi sidomos per aeroportin kur thone qe e ka bere likja nderkohe qe e verteta eshte si thua ti.mos ti prishi qefin as belinda lulit per aeroportin kur luli i pohon qe genjen, nderkohe qe belinda e pohoi vet qe ky fluturim ishte promocional dhe duhen 2-3 muaj qe te certifikohet si aeroport.

    Përgjigju
  • Artur: 19/04/2021 22:15

    Hera e pare qe e shikoj Babaramon dhe mendoj dhe e fundit. Nivel shume i ulet gazetarie.

    Përgjigju
  • Beni: 19/04/2021 22:14

    Ha,ha,ha, Babaramo gazetar.I modh Edo.

    Përgjigju
  • Peka: 19/04/2021 21:57

    Balanoja paska marre ngjyren e vrerit qe i prodhon temthi me shumice. I helmoi te gjithe keta zhapiket gjiganti.

    Përgjigju
  • Koli: 19/04/2021 21:47

    O Edi je i madh!!!

    Përgjigju
  • Dona: 19/04/2021 21:46

    Report TV eshte kanal I preferuar por me kete gazetar Babaramo keni gabuar. S’ka pike edukate, s’ka respekt dhe nuk e meriton ti veje kryeministri në emision. Duhet ta konsideroje nje shans qe e begeniz kete maskara.

    Përgjigju
  • Luli-palaqo nr9: 19/04/2021 20:09

    Ky Iliri ftyren e berllogit e ka militant i PD, shume keq qe kryeministri u shku ne emision te ky berllog, por shume mire ja paska bere se ja paska leahu programin

    Përgjigju
  • Irma: 19/04/2021 19:43

    Ky gazetar te acaron shume. Eshte antipatik, s’ka shprehje as nga goja as nga fytyra. Eshte boring si gazetar dhe person.

    Përgjigju
  • Lonka: 19/04/2021 19:25

    Kush ka nerva te rri deri ne fund me babababababarrarararamon.

    Përgjigju
  • redi: 19/04/2021 18:31

    Babaramo eshte provokatir militant i PD dhe jo gazetar.Ndiqni intervistat dhe do te shikoni sa i pamvarur eshte

    Përgjigju
    • Pjeter: 19/04/2021 20:09

      Gazetaret per ate pune jane,nuk ka rendesi se Babaramo eshte apo jo militant i PD-se, Rama eshte provokuar shpesh,nuk eshte e tija braktisja.Te presim nje here,te shofim edhe versionin e Rames,nuk besoj se ja ka mbathur ne kete menyre,do kete ndonje arsye llogjike ne te kundert eshte nje veprim negativ dhe nuk i ben mire fushates qe ka bere deri tani.

    • Taulant: 19/04/2021 20:04

      Korrigjim, eshte dishepull i Ilir Metes.

    • XXX: 19/04/2021 19:48

      Po pse qenka provokator? Se nuk i lepin bythen pushtetit? Çfare do Edi Rama qe ti beje pyetjet qe ka qef ai?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?