Shipëria sot është duke mbajtur zgjedhjet Lokale në të gjithë vendin.
Deri më tani procesi i votimit ka nisur i qetë, ndërsa nga ana tjetër grupe të vegjël protestuesish në lëvizje kanë qarkulluar në qendrat e votimit, por pa krijuar incidente.
Ndërkohë për kryeministrin Edi Rama ky mëngjes nuk mund të niste më bukur. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa është duke kaluar kohë me Zahon.
Në një moment Zaho i thërret të atit “O babush, shikoje Niçen”.
I vogli shfaqet duke luajtur me një lepurush. Më pas, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij hodhi votën e tij, në qendrën e votimit në Surrel.
Komento
Komente
