Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarake për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se ka hequr nga supet një barrë të trashëguar nga qeveritë shqiptare.
"Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës", tha kryeministri Rama.
Lajmi kryesor:
Sportistët elitarë ‘vishen’ me grada, nga sot pjesë e ushtrisë! Nga Luiza Gega, 3 kampionet e Kosovës te Calja, Qerimaj e Beqiri! Kush merr gradën kolonel
S.Dh//ReportTv.al