Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e mërkurë (17 shtator) në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Takimi mes tyre do të ndodhë herët në mëngjes, që sipas axhendës të botuar në faqe zyrtare të NATO-s, në orën 09:00 do të mbahet fjala e Sekretarit Rutte dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Takimi Rama-Rutte do të mbahet në selinë e NATO.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare pasi sot BE-ja hapi negociatat edhe për 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
Komente
