Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në ‘Vila 30’ kryetarët e komisioneve parlamentare së bashku me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj ka bërë me dije se në mbledhje ka marrë pjesë dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.
Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta ndërsa fokus i kësaj mbledhje ka qenë bashkërendimi i punëve parlamentare, dhe koordinimi i grupit të PS-së në Kuvend.
Partia Socialiste do të drejtojë 7 nga 11 komisionet e përhershme, ndërsa 4 të tjerat i janë dhënë opozitës.
Komisionet nën drejtimin e Partisë Socialiste
Milva Ekonomi - Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Ulsi Manja - Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Bledar Çuçi - Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Anila Denaj - Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Blendi Klosi - Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Igli Hasani - Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Fatmir Xhafaj - Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
K.B/r.k./ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?
-
Po
59.3%
-
Jo
31%
-
Nuk kam mendim
9.7%
Vota total: 555