Edicioni i 16-të i karnavaleve çel sezonin turistik në Korçë, zbukurohen rrugët e qytetit me kostume shumëngjyrëshe e maska veneciane

3 Qershor 2023, 19:06| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 19:11

  • Share

Korça është kthyer përsëri në kryeqendrën e festimeve, këtë herë në çelje të sezonit turistik edhe në ditën e Karnavaleve ku do të performojnë rreth 30 grupe nga Shqipëria dhe nga Ballkani.

Një festë madhështore me paradë dhe ballo shumëngjyreshe maskash veneciane  zbukuruan rrugët e qytetit të serenatave prej orëve të para të mëngjesit.

Me kostume shumëngjyrëshe dhe veshje të personazheve të filmave grupet pjesëmarrëse vendase e të huaja parakaluan me madhështi para qytetarëve dhe turisteve që u bën pjesë e festës.

“Për mua është viti i tretë. Vtin e parë isha bërë si një kuzhinier, vtin e dytë kisha rolin e shtrigës së Borëbardhës dhe viti i tretë në rolin e Bali i Beut”, shprehet një nga personazhet.

“Jam në rolin e Sulltanit pasi më përshtatet më shumë”, thotë një personazh tjetër.

“Më pëlqen kjo veshje që kam edhe pse me këtë vapë, por më pëlqen t’i kënaq njerëzit”, thotë një vajzë e veshur me maskë veneciane.

“Unë jam në rolin e Sulltaneshës dhe më pëlqen shumë”, thotë personazhi tjetër.

“Për mua është kënaqësi të ndalesh e të përshënesësh njerëzit në rrugë pasi është kënaqësi të vishesh si personazh, të bësh prova me grupet. Është shumë këndëshëm çdo gjë”, thotë një vajzë tjetër.

Për organizatoren Zamira Kita, atmosfera e karnavaleve është kartolina më e bukur e qytetit.

“Kënaqësi që mbërritëm në edicionin e 16-të. Grupet janë nga më të bukurat. Ajo që është më e bukur, më festove është pjesëmarrja e korçarëve. Ne kemi rreth 30 grupe me fabula dhe ide shumë interesante, kostume dhe maska shumë të bukura.  Të gjithë të veshur karnavla shëtisim në rrugët e qytetit, Bulevardin “Fan Noli” Do të kemi performancën kryesore të festivalit të t Karnavaleve në orën 19.00 nga “Lugina e lotëve” tek Bulevardi “Republika”, do të mblidhemi tek katedralja dhe do të kulmojë  me Carnaval Party tek Pazari i Vjeter. Do të kemi një atmosferë shumë të gëzuar  në bare, restorante në çdo vend të Korçës pasi ne çelim dhe sezonin tursitik veror”, tha Zamira Kita.

Në festivalin e karnavaleve, kthyer tashmë në traditë marrin pjesë grupe nga Greqia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?