Edicioni i 20, Korça mirëpret festivalin e monodramës “Albamono’, 7 vepra në 7 ditë nga aktorë e regjisorë të huaj

21 Qershor, 18:44| Përditesimi: 21 Qershor, 19:43

  • Share

Për të 20-tin vit radhazi në Korçë dhe në Maliq kanë mbërritur trupa teatrore nga disa vende të Evropës për festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono”. 7 vepra do të prezantohen për publikun përgjatë 7 ditëve të festivalit.

Pjesëmarrës në këtë festival të veçantë të monodramës janë aktorë të ndryshëm nga Italia, Turqia, Spanja, Bullgaria, Greqia dhe Polonia të cilët konkurrojnë për çmimin e shfaqjes më të mirë.

Drejtori i Festivalit Festim Tomorri tha se përpos çdo vështirësie për të sjellë këtë festival, ja dolëm që ta sjellim atë në vitin e 20.

“Ky është viti i 20 që bëjmë festivalin, do vijm me shfaqjen e sotme që është një bashkëpunim shqiptaro në Itali, bashkë me një ukrainëse. Është shfaqje shqiptare ne fakt, shfaqje burrneshe”, tha Festim Tomorri - Drejtor i Festivalit

“Është një rrëfim shumë i thjeshtë, por edhe interesantë sepse i ndërtuar jo vetëm me tekst, por edhe me video, muzikë live, kërcim”, u shpreh Valbona Xibri regjisore.

Edhe aktorët e regjisorët që vijnë nga shtetet e  tjera tregojnë emocionet në këtë pjesëmarrje.

"U ndjeva shumë mirë, kënaqësi për mua të vij në këtë festival. Jam për herë të dytë dhe falënderoj gjithë organizatorët sepse e kanë organizuar shumë mirë. Njerëzit janë interesantë, Korça është e bukur, më pëlqen edhe roli. Kjo performancë është e veçantë, si një sfidë për një aktore që të bëjë këtë rol si një vajzë që luan një burrë”, tha aktorja Maryna Ivashchenko.

Festivali i përvitshëm Albamono, i themeluar nga artisti i shquar Dhimitër Orgocka, pritet që të përfundojë në 26 Qershor, në ditën kur do të ndahen dhe çmimet për regjinë, aktorin dhe monodramën më të mirë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?