Edicioni i 6-të ‘Za fest’ në Shkodër, ‘pushton’ Kalanë e Rozafës! Të pranishëm edhe spektatorë nga jashtë vendit

30 Korrik 2022, 21:49| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 22:04

  • Share

“Za Fest” ka “pushtuar” Kalanë Rozafa në edicionin e 6-të të tij, me praninë e një spektatori të shumtë në numër që kishin ardhur enkas për të shijuar një spektakël të mirëfilltë artistik, jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga jashtë vendit. Elementët e veçantë të dekorit skenografik, efektet e dritave, cilësia e pastër e tingullit të zërit dhe një publik, i gjithi në festë, ishin detajet kryesore të kësaj nate.

Ndonëse është hera e tretë që artistja e njohur Elina Duni këndon në “Za Fest”, kjo e kësaj nate është e para në Shkodër edhe pse sikurse tregon ajo këngët shkodrane i këndon më së shumti.

“Jam shumë e lumtur që po luaj në kalanë e qytetit të Shkodrës. Është hera e tretë që un luaj në “Za Fest” kam qenë një nga muzikantët që kam luajtur më shpesh. Është  hera e parë që luaj në Shkodër, kam shumë emocione dhe mezi po pres në fakt”, tha këngëtarja, Elina Duni.

Magjia e “Za Fest” vijoi me artistë të tjerë ku mes tyre edhe Vlashent Sata, drejtori artistik i “Za Fest” ndërsa kalaja “Rozafa” kumboi me muzikë deri në orët e vona të darkës. Za fest do të përmbyllet me interpretimin e këngëtarëve, Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho, Bijat. Ky event vjen si një ndërthurje e folklorit shqiptar me elementë të muzikës moderne, me legjendat, poezinë dhe kinemanë.  

Momente nga zhvillimi i “Za Fest” ka ndarë edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes postimeve në rrjetet sociale.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?