Pogradec- Edicioni i katërt i ‘Maratona Enkelana’ ditën e nesërme (26 korrik) do të sjellë jo vetëm eventin sportiv, por edhe bllokimin për nga dy orë me radhë të dy prej akseve kryesore në qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij, dy fshatrat turistikë Lin dhe Tushemisht, ku zhvillohet aktiviteti sportiv (19:00-21:00).
Bashkia njofton duke kërkuar edhe mirëkuptimin e drejtuesve, se për shkak të garës atletike me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, do të ketë bllokime në dy intervale orari dhe segmentesh rrugore, fillimisht në segmentin Pogradec-Lin me rreth 2 orë dhe më pas në atë Pogradec-Tushemisht-Pogradec me 2 orë të tjera, ku përfshihen edhe disa rrugë brenda qytetit apo bulevardi.
“Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali. Në Pogradec-Lin, ora 18⁵⁰ deri në 20³⁰ dhe Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19⁰⁰-21⁰⁰”, njofton institucioni vendor, duke dhënë edhe hartën përkatëse të maratonës dhe rrugëve që bllokohen.
Nisja e kësaj gare me dy etapa 21195 metra dhe 11500 metra do të bëhet nga fshati Lin.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, edhe Policia e Korçës informoi se “nga strukturat po merren masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve, menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore”.
Për këtë shkak do të ketë ndërprerje të qarkullimit të mjeteve në dy akset e mësipërme, nga ora 19-21:00, të dyja të ndara në intervale ku bllokohen korsitë. Policia kërkoi edhe mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve.
“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Bashkisë së Pogradecit:
"Njoftim i rëndësishëm! Marathon Enkelana, edicioni IV-ët, 26 Korrik 2025. Marathon Enkelana vjen në Pogradec në edicionin e saj të IV-ët, do të ketë edhe këtë vit dy disiplina;
️21.195 m Lin-Pogradec
️11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec
Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë:
-Dt 26 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec (nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 12-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e biçikletave.
-Gara 11.500 m, do të nisë nga qendra e Pogradecit prej orës 19:⁰⁰
-Do të jetë e bllokuar deri në orën 21⁰⁰
-Bulevardi "Reshit Çollaku"
-Bulevardi "Kajo Karafili"
-Rruga deri tek Karburanti "Gega"
-Aksi Pogradec-Tushemisht si edhe rruga përgjatë liqenit në drejt Vilave dhe devijojnë tek rruga e zjarrfikëses për të shkuar drejt finishit në qendër.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali.
-Pogradec-Lin ora 18⁵⁰ deri në 20³⁰
-Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19⁰⁰-21⁰⁰".
Komente
