Nxënësit e shkollës Selim Alliu në Dibër, janë fituesit e edicionit të tretë të konkursit kombëtar të gjuhës shqipe.
Tema e këtij viti, “Gjuha Shqipe dhe Komunikimi Qytetar në Epokën Digjitale”, solli në vëmendje sfidat e reja të ruajtjes së gjuhës në kohën moderne
Gara u zhvillua mes 11 mijë nxënësve të klasave të 9-a nga 700 shkolla të vendit. Nxënësit fillimisht zhvilluan konkurset në çdo shkollë për të identifikuar nxënësit me aftësitë më të spikatura gjuhësore. Ata më pas përfaqësuan shkollën në nivele të tjera.
Nxënësit sfiduan njëri tjetrin në 10 gjysmëfinale, ndërsa në finale arritën shkolla ‘Qamil Guranjaku’ nga Elbasani dhe Selim Alliu nga Dibra.
Konkursi përmblodhi elementë të ndryshëm duke filluar nga poezitë, pyetjet e shpejta, projektet inovative, të cilat treguan se sa njohuri kanë nxënësit për gjuhën shqipe.
Sipas ministres së arsimit, Ogerta Manastirliu, ky konkurs i kthyer tashmë në traditë, në një mundësi për të nxitur dashurinë për gjuhën shqipe dhe për të forcuar lidhjen me trashëgiminë kulturore.
Komente
